Zyrat dhe makinat e reja të qeverisë: Ja sa do na kushtojnë

rama dhe ahmetajBuxheti i vitit tjetër përveç rritjes së pagave dhe pensioneve vijon traditën e shtrëngimit të investimeve kapitale dhe lëshimit të dorës për shpenzimet operative si zyra dhe ambiente, ndërsa pretendon që të ulë edhe borxhin publik. Të gjitha shifrat për rrugët, rikonstruksionet e godinave qeveritare dhe shtetërore…

Nga Fejzi Braushi

Rritje pagash e pensionesh, ulje e borxhit publik, reduktim i investimeve të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe shpenzime për zyra dhe makina. Ky është me pak fjalë projektbuxheti i vitit 2017 i paraqitur nga qeveria në Kuvend, i cili krahas rritjes së pagave për administratën shtetërore dhe pensioneve për rreth 600 mijë pensionistë shoqërohet edhe me kufizim të shpenzimeve në investime, si dhe me një vijimësi të shpenzimeve për rikonstruksione godinash qeveritare dhe zyra e makina më të mira për pushtetarët. Në tabelën që pasqyron parashikimin e investimeve të brendshme sipas projekteve, vihet re që gjatë vitit 2017 qeveria do të mbështesë financiarisht vetëm ato projekte infrastrukturore kombëtare ekzistuese, por të cilat gjithsesi nuk do mund të mbyllen as në vitin që vjen. Ndërkohë që paralelisht ka mbajtur në nivele të larta mbështetjen financiare për ambiente më të mira. Dhe në këtë aspekt nuk bën përjashtim asnjë institucion duke nisur që nga Presidenca, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, ministritë dhe institucionet e varësisë.

Presidenca dhe Kuvendi

Sa i përket Presidencës, qeveria ka parashikuar vetëm financimin e një automjeti me vlerën e 5 milionë lekëve të rinj, ndërsa ka refuzuar të marrë në konsideratë kërkesat e saj për pajisje zyrash dhe kompjuterë. Ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu me Kuvendin, i cili për vitin e ardhshëm do të ketë financimin e blerjes së automjeteve për institucionin në vlerën e 12 milionë lekëve. Në tabelën që shoqëron projektbuxhetin e këtij institucioni nuk përcaktohet nëse bëhet fjalë për një automjet për kryetarin e Kuvendit apo për disa automjete për institucionin. Po ashtu për Kuvendin qeveria ka akorduar edhe 18 milionë lekë për blerje pajisje zyre.

Kryeministria

Një shumë të konsiderueshme për shpenzime operative qeveria ia ka dhënë edhe vetes së saj. Vlera totale për investime të brendshme për kryeministrinë shkon në 304 milion lekë të rinj. Ndërsa vlera e përgjithshme e kryeministrisë dhe institucioneve të vartësisë direkte të saj për shpenzime të brendshme shkon në 1 miliard e 41 milionë lekë, nga të cilat: rikonstruksion godine 108 milionë lekë, blerje pajisje 10 milionë lekë, ndërtimi i sistemit të sigurisë 50 milionë lekë dhe ndërtimi i sistemit të kondicionimit 53 milionë lekë. Ndërkohë që për ASPA-n janë akorduar 13 milionë lekë të rinj për rikonstruksion godine, pajisje zyrash dhe kondicionim.

Ministria e Brendshme

Një pjesë e madhe e fondeve për investime të brendshme i kanë përfituar ministritë, ku duket se sërish kampione është Ministria e Brendshme. Në tabelën që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2017 janë parashikuar blerje pajisje përgjimi për SHÇBA në vlerën 200 milionë lekë të rinj. Projekti ka filluar këtë vit ku janë akorduar 50 milionë lekë dhe duhet të mbyllej vitin e ardhshëm. Për vitin 2017 Ministria e Brendshme ka parashikuar të shpenzojë nga buxheti i vet plotë 50 milionë lekë. Në tabelën që shoqëron projektbuxhetin theksohet se pjesa e mbetur prej 100 milionë lekësh që duhet për të realizuar këtë projekt do duhet të kalojnë përtej vitit 2017. Jo vetëm kaq por në këtë projektbuxhet janë parashikuar edhe blerje programi për analizimin e informacionit SHÇBA në vlerën e 300 milionë lekëve, nga të cilat 100 milionë për vitin 2016 dhe 200 milionë për vitin 2017. Gjithashtu, për këtë ministri është parashikuar edhe blerje kompjuteri dhe aparatit fotografik digjital për IKMT në vlerën e 120 milionë lekëve. Edhe kjo blerje ka nisur të bëhet në vitin 2016 gjatë të cilit janë akorduar 70 milionë lekë dhe duhet të përfundojë në vitin 2017 ku është parashikuar të paguhet dhe pjesa tjetër prej 50 milionë lekësh. Në tabelë është pasqyruar edhe blerje automjetesh për SHÇBA në vlerën e 320 milionë lekëve, por parashikimi është që blerja e automjeteve të nisë në vitin 2018 dhe të përfundojë në vitin 2019. Për Ministrinë e Brendshme janë parashikuar edhe blerje pajisje zyre për Aparatin e Ministrisë me kosto totale prej 1 miliard e 720 milionë lekë, nga të cilat 780 milionë lekë janë dhënë gjatë vitit 2016 dhe 90 milionë janë parashikuar të jepen në vitin 2017, ndërkohë pjesa tjetër për vitet vijuese.

Ministritë e tjera

MMSR

Një tjetër ministri që ka përfituar mbështetje buxhetore për shpenzime për rikonstruksion godine është edhe Ministria e Mirëqenies Sociale. Kështu në projektbuxhet është parashikuar rikonstruksion i pjesshëm i godinës së MMSR në vlerën e 300 milionë lekëve nga 500 milionë lekë që është i gjithë projekti. Ndërkohë që MMSR ka kërkuar 300 milionë lekë për blerje automjetesh për aparatin, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh për vitin e ardhshëm dhe do nisë të zbatohet në vitin 2018. Po ashtu një nga inspektoratet në varësi të kësaj ministrie siç është ai i punës ka kërkuar 700 milionë lekë për blerje automjetesh për ISHP. Për Ministrinë e Mjedisit janë akorduar 60 milionë lekë të rinj, nga të cilat 50 për orendi dhe pajisje dhe 10 milionë për rikonstruksion godine. Për Ministria e Energjisë janë dhënë 190 milionë lekë për rikonstruksion godine për vitin 2017 nga 330 milionë që është i gjithë projekti. Ministria e Financave ka akorduar gjithashtu një shumë të madhe lekësh edhe për nevojat e saj të brendshme, siç janë ato për pajisje zyre, kompjuterë etj. Në projektbuxhet është parashikuar mbështetja financiare për rikonstruksionin e zyrave dhe rrjetit LAN të MoF në vlerën e 50,000 milionë lekëve të rinj, blerje pajisje zyre 4.3 milionë lekëve, blerje pajisje kompjuterike në vlerën e17 milionë lekëve, krijimin e një dhome konference në vlerën e 7.7 milionë lekëve, krijimin e një dhome e monitorimit dhe networku me vlerë 15 milionë. Gjithashtu janë dhënë 39 milionë lekë për blerje pajisje zyre dhe elektronike për tatimet. Për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar mbështetja financiare për rikonstruksionin pjesor të godinës me vlerë 30 milionë lekë dhe blerje pajisje zyre dhe pajisje elektronike me vlerë 14 milionë lekë. Ministria e Jashtme ka parashikuar blerje pajisje kompjuterike dhe zyre me vlerë 8 milionë lekë dhe rikonstruksion godine me vlerë 20 milionë. Ndërkohë për Ministrinë e Energjetikës janë dhënë 14 milionë lekë për modifikimin e sistemit ngrohje-ftohje dhe aspirim, 19 milionë për rikonstruksion godine dhe 4.5 milionë për blerje pajisje zyre dhe kompjuterike.

Qeveria nuk ka lekë për Syrin e Kaltër, por jep 100 mln lek për vilën qeveritare

Ministria e Zhvillimit Urban ka përfituar mbështetjen financiare të rikonstruksionit të godinës së saj në vlerën e 262 milionë lekë për vitin 2017 nga 320 milionë lekë në total. Ndërkohë që Rivitalizimi i Monumentit Natyror “Syrit i Kaltër” nëpërmjet ndërhyrjeve në mobilim urban është një projekt që është parashikuar të vlejë 250 milionë lekë por që qeveria nuk e ka parë të arsyeshme ta vlerësojë për ta financuar. Siç parashikohet në projektbuxhet ky projekt do duhet të presë për t’u financuar përtej vitit 2019. Ndaj edhe për disa vite të tjera një nga pikat më të bukura dhe më të vizituara nga turistët në Shqipëri do jetë e vështirë për t’u aksesuar për shkak të rrugës së paasfaltuar dhe mungesës së çdo elementi tjetër urban. Ndërkohë nga ana tjetër po në buxhetin e kësaj ministrie është parashikuar që në vitin 2017 të financohet ndërtimi i një kati shtesë në godinën e përgjithshme të ALUIZNI-t në vlerën e 270 milionë lekëve. Një investim ky që vjen në një kohë kur misioni i ALUIZNI-t po vjen duke u reduktuar për shkak se procesi i legalizimeve është konceptuar të jetë i përkohshëm dhe të mbarojë shumë shpejt. Po ashtu po kjo ministri ka parashikuar që për blerje pajisje zyre AKPT, AQTN, AZHT, ALUIZNI të shpenzojë 230 milionë lekë. Por ndërsa ka refuzuar të financojë projektin e Syrit të Kaltër qeveria ka vendosur të shpenzojë një shumë të konsiderueshme lekësh për rikonstruksionin dhe mobilimin e vilave qeveritare. Kështu në projektbuxhet është parashikuar rikonstruksioni dhe mobilimi i pjesshëm i Vilës 30, në Tiranë me 65 milionë lekë të rinj, të gjitha të programuara për t’u shpenzuar në vitin 2017. Gjithashtu është parashikuar studim projektimi për rikonstruksionin dhe mobilimin e pjesshëm të vilës 30, në Tiranë në vlerën e 21 milionë lekëve po për vitin 2017. Ndërkohë që 210 milionë lekë qeveria shpenzoi edhe gjatë vitit 2016 për rikonstruksionin e vilës qeveritare në Dhërmi.

Tabelë 

Buxheti për rrugët

Ndërtim dhe sistemim rrugës në total janë akorduar 5,532,657,000

Rruga Fushë-Krujë-Milot-Morinë 1,233,786,000 për 2017

Rruga Plepa-Kavajë-Rrogozhinë 269,044,000

Rruga Qafë-Thanë- Lin – Pogradec 1,300,000,000 lekë (rruga nuk do përfundojë as vitin e ardhshëm, kjo pasi qeveria parashikon që t’i zgjasë punimet deri në vitin 2019. Sipas parashikimeve në projektbuxhet për këtë rrugë do ketë financime edhe për dy vite të tjera veç 2017)

Rruga lidhëse me bregdetin Jon 35,913, 000 lekë

Rruga Kanali i Çukës – Butrit 3,791,000 lekë

Rruga Unaza e Re e Tiranës 726,147,000 lekë

Rruga Berat – Buzuq -Çorovodë 6,814, 000 lekë

Rruga Elbasan – Banjë 1,026,418, 000, lekë

Rruga Ura e Leklit – Këlcyrë 42,159,000 lekë

Rruga Kardhiq – Delvinë 78,586

Rruga 3 Urat – Leskovik 50,000

Rruga Korçë – Ersekë 40,000

BYPASS Shkodër 700,000

Rruga Librazhd – Qafë-Stude

Rikonstruksion segmenti rrugor Kodër-Kamëz-Tapiz 50,000

Ndërtim i Rrugës së Arbrit (Dalja e urës së Vashës Bulqizë) Loti 2 Shtesë punimesh 57,342

Ndërtim rrugët paralele superstrada Tiranë-Vorë krahu i Majtë 22,262

Ndërtim rruga Mbingritja e Viroit dhe hyrje e qytetit Gjirokastër (vazhdimi) 11,397

Ndërtim rruga e Porto Romanos, Durrës Loti 1. 1,523

Ndërtim Unaza Kavajë (Vazhdimi) 12,184

Rikonstruksion i rrugës Shkodër (mbikalimi i trenit)- Mes 31,449

Masa inxhinierike dhe plotësimi i rrugës Elbasan – Gjinar 5,000

Sistemim asfaltim rruga Peshkepi – Ura e Drashovicës 22,537

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve 9,500,000

Fondi Shqiptar i Zhvillimit 4,550,000

Sistemim asfaltim i rrugës Tepelenë-Bënçë-Lekdush 197,000

Rikonstruksion i rrugës autostrade fshati Bulo 7,000

Ndërtim i ujësjellësit Cerme – Terbuf – Sulzotaj 250,000

Elbasan -Cërrik-Belsh-Berat 660,000

Fushë Krujë – Thumanë 210,000

Unaza e Pogradecit 330,000

Fushe Arrëz – Reps 234,500

Harku i Berdicës – Velipojë 600,900

Unaza Peshkopi 123,200

Unaza Vau i Dejës Faza I 61,600

Unaza Bajram Curri Faza II 57,400

Kastriot – Arras 161,000

Korçë – Voskop – Polenë 168,000

Rrugët 2,3,4 dhe paralele Golem (Kavajë) 100,800

Shëtitore Mak Albania – Pusi nr. 1 168,000

U.Bujqësor-Taulantët-Kodër Kamëz 56,000

“Rishikim Projekte Teknike” 68,600

TVSH dhe Kosto Lokale për projekte të huaja

Rrugët lokale dhe dytësore OFID II 112,035

Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale (Kosto Lokale) 100,000

“Punimet ne komunitet IV Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare” 200,000

“Mbështetje për furnizimin me ujë në zonat rurale” 148,898

Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës 270,000

Projekti për zhvillim të integruar Urban dhe Ekonomik 126,667

Vija bregdetare e qytetit të Vlorës Lungomare IPA 2013 138,400

Shkruar Nga
More from revista mapo

Letër nga Amerika

Nga Besart Kadia* Për më shumë se 60 vite Alistair Campbell, gazetar...
Read More