fbpx

Arkiva 2

Zyra HR, hallka e punësimit që në universitet





               Publikuar në : 10:01 - 15/08/16 |
mapo.al

elona - foto intervista kryesoreShumë të rinj preferojnë të punojnë gjatë kohës që janë akoma studentë. Kjo për ta është një zgjidhje e mirë për t’u njohur me tregun e punës. Po si arrijnë studentët të sigurojnë intershipe apo punë part-time gjatë studimeve? Universiteti Europian i Tiranës ka ngritur një zyrë të posaçme për këtë UET-HR, e cila bëhet ndërlidhëse mes kompanive, agjencive apo administratës dhe studentëve dhe të sapo diplomuarevë


Nga Erjon Uka



Orientimi, këshillimi dhe zhvillimi karrierës janë disa nga konceptet bazë mbi të cilat operon zyra e UET HR, e cila është e lidhur ngushtësisht dhe ideuar si një urë lidhëse e studentit me tregun e punës. Universiteti Europian i Tiranës është një nga universitet ku studentët jo vetëm studiojnë e arsimohen, por që gjatë studimeve të tyre marrin njohuri, këshillohen dhe orientohen mbi mundësitë që ofron tregu i punës. Sigurisht punësimi është një sfidë më vetë për çdo student të sapo diplomuar por mbajtja të informuar periodikisht mbi mundësitë që ofrohen në tregun e punës i orienton studentët të reflektojnë mbi atë çfarë ata duan dhe rrugët që duhet të ndjekin.


Orientimi në tregun e punës i mundëson studentëve të identifikojnë kapacitetet, kompetencat dhe interesat e tyre për të marrë vendime arsimimi, aftësimi dhe profesionale për të menaxhuar rrugët e jetës individuale në punë dhe fusha të tjera të ngjashme në të cilat mësohen dhe përdoren këto kapacitet dhe kompetenca.

Ajo për të cilët UET kujdeset më së tepërmi është këshillimi i studentëve tanë përmes këshillimit të karrierës se si të identifikojnë e rrisin potencialet e tyre në kërkimin e një punë dhe më gjerë. Paralelisht me informimin, orientimin dhe këshillimin mbi tregun e punës, përmes zyrës së UET HR, studenteve ju ofrohen mundësia dhe mbështetje në aplikimet e dosjeve të karrierës si dhe informimi me teknika efektive dhe efecientë gjatë intervistave me punëdhënësit. LR healthy and Beauty, Word Vision Albania, Delta Group, Gazeta MAPO, Creative Business Solution, Tring Communication, Dhoma Kombëtare e Tregtisë, Parr Sh.p.k, Shero Design, Multiservis Centre apo Birra Stela janë vetëm disa nga kompanitë që UET bashkëpunon për punësimin e studentëve. Studentë të punësuar në këto kompani janë Florinda Hasani në pozicionin e analistes së kredisë, Joel Loci, Ada Petriti etj.

Intervistë me Elona Kapllanin, përgjegjëse e Zyrës së Karrierës në Universitetin Europian të Tiranës 

UET i kushton një rëndësi shumë të madhe punësimit të studentëve. Si bëhet ky proces? Si bie në kontakt zyra juaj më studentët dhe si seleksionohen ata?

UET HR ka marrëveshje bashkëpunimi më kompanitë më të mëdha qeveritare / joqeveritare ose publike/jopublike dhe çfarëdolloj biznesi tjetër apo korporata potenciale për të rekrutuar studentë të sapo diplomuar, por jo vetëm. Çdo kompani e interesuar kontakton me UET HR, ku më pas oferta e punësimit publikohet në webin zyrtar të UET si dhe ndahet me çdo student Alumni e ata aktiv në sistem. Thirrjet kanë specifikat e veta, ku janë të detajuara kompania, pozicioni, kohëzgjatja, kriteret e pranimit, përshkrimi i pozicionit si dhe deadlinet e aplikimit.

Ajo çfarë ofron UET HR në këtë rast, është konsulenca, rekrutimi dhe mbështetja e kompanive në burime njerëzore të përshtatshme për shërbimet e tyre në një kohë të shkurtët shumë eficiente dhe efektive, veçanërisht për korporata të mëdha. Le të themi UET është ura lidhëse e studentit me kompanitë dhe anasjelltas e kompanive me studentin. Ne ofrojmë mbështetje për gjetjen e kandidatëve, referimin, intervistimin, ose në ofrimin e mendimeve për raste kritike në përmbushje të një sërë institucionesh, duke ju kursyer kohë, burime dhe ofruar shërbime në kohën më të shpejtë e më të lehtë të mundshme.

Sa janë studentët të interesuar për t’u hedhur në tregun e punës? 

Mundësitë e arsimit janë të shumëllojshme duke ju mundësuar studentëve një gamë të gjerë përzgjedhjeje në përputhje me interesat dhe mundësitë që ata disponojnë por nga ana tjetër teknologjitë zëvendësojnë shumë shpejt njëra-tjetrën dhe tregu i punës sot kërkon individë që të jenë të përgatitur të zhvillojnë aftësi të reja për t’iu përgjigjur dhe përshtatur këtij ndryshimi. Punëdhënësit nuk presin që burimet e tyre njerëzore  të jenë të pakualifikuar, të mos dinë të bëjnë asgjë e të rrinë në të njëjtin stad pa u zhvilluar e rritur njohuritë e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës e përgjigje teknologjive të reja, prandaj studentët  duhet të jenë gjithmonë në kërkim të një pune më të mirë apo edhe më të kualifikuar, rrjedhimisht për t’ju përshtatur këtyre ndryshimeve studentët duhet të reflektojnë mbi potencialet e tyre dhe sa ato përshtaten me kërkesat e tregut të punës në ditët e sotme. Nëse më përpara konkurronin për një vend punë 5 deri në 10 të interesuar,  më besoni se vetëm në rastin e fundit të një oferte punësimi nga Banka Kombëtare Tregtarë kanë aplikuar 24 studentë për një vend pune.

Marrja e një vendimi të vlefshëm se sa të përgatitur ndihen studentët për tregun e punës, del si rezultat i një vlerësimi që duhet bërë duke krahasuar mundësitë dhe duke marrë parasysh personalitetin, vlerat, interesat dhe përditshmëritë .

Të gjithë duan të punojnë, por të gjithë duan drejtor, ose ku dhe si duan ata. Është e vërtetë që pothuajse më shumë se 80 % e studentëve, veçanërisht cikli Master, dëshirojnë të punësohen por ajo që haset shpesh janë pritshmëria e lartë e tyre mbi tregun e punës gjë e cila e vështirëson edhe më shumë identifikimin e një vendi pune ashtu siç këta të fundit do të dëshironin.

Gjithashtu ne sot krenohemi me studentët  e UET-it të cilët janë ndër më të kërkuarit e tregut të punës, duke qenë një vlerë e shtuar e dhënë kredibilitet diplomës së tyre. Tashmë pjesë e UET-së Alumnit, këta të fundit, i konsiderojmë si bashkëpunuesit më të mëdhenj në orientimet dhe mundësitë që ofrojnë për studentët aktual të universiteti tonë.

Ne sot kemi të punësuar në ministri, banka, kompani telekomunikacioni, organizata ndërkombëtarë etj. ish-studentët tanë të cilët janë “familja e madhe” për të ndihmuar njëri-tjetrin në përshtatjen me tregun e punës.

Nëse ka statistika, sa janë studentët që kanë arritur të punësohen si pasojë e mbështetjes direkte nga UET? Janë më shumë pas studimeve bachelor apo master? 

Duke qenë se gjithnjë e më shumë nga ofertat e punësimit në kriteret e aplikimit cilësohet dhe është e preferueshme diploma Master, mbizotërojnë studentët e ciklit Master dhe pak më pak ata të ciklit Bachelor. Megjithatë këta të fundit janë më shumë të angazhuar në konferenca, seminare, trajnime, workshope, internship ose punë me kohë të pjesshme.

Vetëm për periudhën janar – maj 2016 ka pasur 194 interesime për punësim nga të cilët kanë aplikuar 163. Nga këta të fundit kanë fituar 16 studentë dhe vetëm 3 prej tyre janë aktualisht në punë.

Gjithashtu një e dhënë tjetër që u vu re nga Panairi i Punës dhe Karrierës UET 2016 ishte se 484 studentë dorëzuan CV-të e tyre.  Nga totali i studentëve pjesëmarrës vetëm 2 prej tyre u punësuan dhe 8 studentë u përfshinë në internship nga të cilët 1 (një) me pagesë.

Nëse do të krahasojmë numrin e të angazhuarve në internship kundrejt të punësuarve do të shikojmë që ka një rritje shumë të madhe të atyre studentëve të angazhuar në internship ku vetëm për periudhën janar – maj 2016 kanë shprehur interes 215 studentë dhe kanë fituar të drejtën e një internshipi vetëm 45 studentë nga të cilët 3 me të drejtë punësimi.

A arrijnë studentët të integrohen shpejt dhe sa rezultativë janë? Si mund të ndihmohen më shumë studentët për t’u punësuar? 

Ajo që ju mungon sot të sapo diplomuarve është eksperienca praktike në tregun e punës. Nga kontaktet e vazhdueshme me kompanitë me të cilat kemi marrëveshje sugjerohen teknika të cilat kanë të bëjnë më angazhimin në internship ose punë vullnetare me qëllim  rritjen dhe forcimin e potencialeve profesionale të të interesuarve për tu angazhuar në tregun e punës. Personalisht jam partizane e angazhimeve vullnetare përmes së cilave gjithsecili i interesuar pajiset me një set shprehish të marrëdhënieve të punësimit, ku më pas reflekton mbi potencialet e tij nëse i përshtatet vendi i punës me temperamentin ose jo. Ajo që vihet re, edhe nga një sërë studimesh psikologjike,  ka një tendencë në rritje të njerëzve  të “etur” për tu punësuar, por pa qenë të orientuar si, kur, ku dhe pse.

Janë shumë pak të orientuar në tregun e punës, si nga ana e ofertave dhe kompanive ashtu dhe në shprehi të marrëdhënieve me punëdhënësit.

Ne në UET jemi të organizuar në disa drejtime të cilat lidhen me suportin që ju ofrohet studentëve me tregun e punës duke theksuar këtu panairin e Punës dhe Karrierës që zhvillohet çdo maj në mjediset e universiteti duke sjell në këtë mënyrë kompanitë më afër studenteve, Bordet e Punës janë një tjetër mundësi përmes së cilave më shumë se 100 kompani shkëmbejnë dhe ofrojnë mundësitë e tyre për përfshirjen e studentëve të sapo diplomuar në stafet e tyre, UET HR club është po ashtu një bashkim i kompanive përmes së cilave jepen sugjerime se si të përmirësohen kurikulat e të jenë sa më afër tregut të punës nën këndvështrimin e profesionistëve që hasen çdo ditë me ndryshimet që ndeshin si pasojë e zhvillimeve të reja, e fundit por jo më pak e rëndësishmja orët e këshillimit të karrierës janë gjithashtu një tjetër hapësirë dedikuar studentëve të cilat u mundësojnë atyre të identifikojnë dhe vlerësojnë mundësitë për punësimi si dhe të marrin vendime rreth qëllimeve të ardhshme për karrierën.

 

 

AdaAda Petriti: Studimet dhe puna së bashku, e vështirë por jo e pamundur

Ada Petriti sapo ka përfunduar studimet Bachelor në profilin Komunikim-Dizajn. Me ndihmën e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, ajo arriti të punësohet ende pa mbaruar studimet e saj në LR Health&Beauty. Ajo tregon se ka pasur edhe eksperienca të mëparshme në tregun e punës, duke e ndihmuar të ambientohet më shpejt me punën e re. “Kam patur eksperiencë pune të mëparshme sërisht si ‘graphic designer’. Sigurisht që ishte një ndihmesë e madhe lidhur me pozicionin aktual. Duke qenë se punoja në një studio grafike, arrita të zgjeroj njohuritë që kam marrë nga universiteti. Në këtë mënyrë eksperienca e mëparshme e punës ishte një avantazh për të më pranuar tek LR Health & Beauty ku kam marrë përsipër gjithçka që lidhet me dizajnin.” Për shumë studentë, studimet janë justifikimi më i mirë për të mos u punuar gjatë kohës së universitetit. Ada mendon se është diçka e vështirë, por aspak e pamundur dhe e nevojshme në të njëjtin moment. “Në momentin që punoja në studion grafike paralelisht ndiqja studimet. Në fakt është deri diku e vështirë por sigurisht jo e pamundur. Dëshira e mirë për të zgjeruar njohuritë dhe për të marrë eksperiencë pune ende pa mbaruar studimet të bën t’i marrësh të dyja pozitivisht dhe të mos mendosh për lodhjen. Pozicioni aktual i punës është shumë interesant. Ai shërben për t’u njohur më mirë me atë çfarë klientët kërkojnë dhe në të njëjtën kohë zhvillon aftësitë personale dhe profesionale  shumë të rëndësishme në kohët e sotme. Si çdo njeri i cili kërkon më shumë nga vetja sigurisht që rrugëtimi sapo ka nisur. Shpresoj që përmes angazhimit dhe punës së palodhur të arrij të krijoj një studio dizajni ku të merrem me larmishmërinë e projekteve kreative që të ofron kjo fushë”, shprehet ajo.

 

xheni okXhensila Hadushaj, puna që e solli nga teknologjia tek menaxhimi

Xhensila Hadushaj festoi më 15 korrik 2016 diplomimin në Master në UET, por ndërsa kjo është dita që shumë studentë e shohin si kapërcimin nga studimet në tregun e punës, për të puna ishte prej kohësh një angazhim. Ajo aktualisht punon si menaxhere tek Hotel Diplomat, një punë të cilën e nisi fillimisht si një praktikë në recepsion, ku e rekomandoi pedagogia Ermira Qosja, e më pas kaloi në sektorin e Martekingut ku dhe ndihet e vlerësuar profesionalisht.

Por rrugëtimi i Xhensilës nuk ka qenë i lehtë dhe as linear. Përkundrazi, ajo ka pranuar t’i shfrytëzojë mundësitë që i janë dhënë edhe pse nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me profilin e studimeve.

“Kam studiuar Informatike-Ekonomike në FEUT, dhe Masterin e ndoqa në UET. Vitin e parë të Masterit kam punuar në një zyrë kontabiliteti si ekonomiste, dhe vitin e dytë në një qendër gjuhësh të huaja si mësuese e gjuhës angleze dhe gjermane. Punën në Diplomat e kam filluar shumë rastësisht. Po prezantoja një detyrë kursi në orën e Aftësisë Manaxheriale me zysh Ermira Qosja, me një temë që kishte lidhje me gjuhët e huaja, dhe zysh Ermira më pyeti nëse isha e interesuar për vendin e punës në recepsion tek Hotel Diplomat meqë kisha njohuri gjuhësh të huaja dhe aftësi komunikimi. Pranova, dhe fillova recepsioniste. Më pas, pasi njoha se si funksionon puna në botën e hoteleri-turizmit, pasi mësova sistemet ku punonin dhe shumë gjëra të tjera për të cilat s’kisha dëgjuar kurrë më parë, fillova të përfshihem me shitjet dhe marketingun. Pas 6 muajsh punë, një periudhë shumë e ngarkuar, me shumë aktivitete dhe punë, pasi rezultatet e mia ishin të kënaqshme, u vendos që të isha përgjegjëse për hotelin”, tregon ajo për Mapo-n. Po sa e vështirë është që të punosh ndërkohë që studion?  Xhensila thotë se kjo është  shumë e vështirë, por në UET ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e pedagogëve.



Pas