Zhyten nën ujë 30 banesa në Shkodër

1-114

Shkodra i ka vuajtur gjithmonë përmbytjet dhe rrallë shpëton ndonjë vit pa pasoja nga reshjet e shiut. Për 24 orë ajo është mbuluar nga uji dhe forcat e emergjencave kanë nxjerrë në rrugë varkat për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Sipas raportimeve të gazetarit Senad Nikshiqi, 30 banesa janë të rrethuara nga uji. Probleme të mëdha ka në qarkullim dhe me energjinë elektrike, pasi në disa zona mungon prej orësh.

Disa shkolla raportohet se janë bllokuara nga uji. Strukturat e pushtetit vendor janë vënë në lëvizje për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qendra Europiane e Drogave: Pas kanabisit e kokainës, Shqipëria nyje e trafikimit të heroinës

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin...
Read More