Zgjedhjet lokale në Turqi/ Stambolli ndëshkon Erdoganin

 

Në Turqi u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të Bashkive kur janë numëruar 99.81 për qind e qendrave të votimit në mbarë Turqinë.

Partia e kryesuar nga Erdogan, AK Parti, ka fituar shumicën e qyteteve, mirëpo, është drejt humbjes së kontrollit të Stambollit dhe Izmirit, dhe Izmirit, në atë që përbën goditjen më të fortë ndaj pushtetit të tij në 16 vitet e fundit.

Një gazetar i shquar turk, Rusen Çakir tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte “po aq historik sa ai i vitit 1994”, duke iu referuar kështu vitit kur Erdogani u zgjodh kryebashkiak i Stambollit.

“Kush fiton Stambollin fiton Turqinë”, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve lokale të cilat po rezultojnë fatale për të. Partia e tij ka humbur kontrollin e Ankarasë po ashtu ka pranuar dhe humbjen e qytetit të Stambollit.

Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara.

Humbja për partinë me bazë islamike të Erdoganit në Ankara ka qenë një shenjë e rëndësishme për presidentin. Humbja e Stambollit, vend në të cilin ka nisur karrierën e tij politike dhe ku ka shërbyer si kryetar në vitet 1990, mund të nënkuptojë një problem edhe më të madh.

Edhe pse lira turke pati një rritje të lehtë para zgjedhjeve, vlera e saj ka rënë sërish të hënën dhe ka qenë 1.2 për qind në krahasim me vlerën e dollarit amerikan prej 5.62. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka thënë se partia e Erdoganit do të apelojë rezultatin në disa distrikte të Ankarasë.

Kandidati kryesor i opozitës turke për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu tha për “Reuters” se është mbi 25 mijë vota mbi rivalin e tij nga partia AK, në kohën që janë numëruar 99.95% e votave, teksa numërimi i votave në Stamboll po i afrohet fundit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Balerini shqiptar rrëfen momentet dramatike të jetës së tij: Flija mbi çimento…

Ai është një ndër balerinët më të njohur të moshës së rij,...
Read More