Zbresin në terren mbi 2000 policë shqiptarë për ndeshjen Shqipëri-Izrael

1838957

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, në kuadër të zhvillimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit ndërsa në terren do të zbresin rreth 2000 forca policore. Të gjitha këto masa vijnë pas prangosjes së 4 personave në Shkodër të cilët dyshohet se do të sulmonin me bombë stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër gjatë takimit Shqipëri-Izrael. Ndërkohë të gjitha masat e marra nga Polica shqiptare janë koordinuar me agjentët izraelitë, ndërsa këta të fundit kanë sjellë edhe qentë antieksploziv në terren. Në një njoftim zyrtar për mediat mësohet se, policia ka bllokuar të gjitha rrugët ku do të kalojë autobusi i kombëtares së miqve, ndërsa lëvizja drejt Elbasanit nuk do të kryhet nëpërmjet tunelit të Krrabës, por nëpërmjet rrugës së Durrësit. Sipas policisë janë bllokuar rruga e “Elbasanit”, tuneli në “Krrabë” dhe të gjitha rrugët në Elbasan ku do të kalojë kombëtarja e Izraelit rezultojnë të bllokuara. Policia e Shtetit bëri të ditur se në kuadër të masave për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv do të angazhohen rreth 2 000 forca policore dhe konkretisht Reparti Special RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe. Kombëtarja e Izraelit mbërriti në Tiranë dy ditë më parë, ndërsa pasditen e djeshme rreth orës 16:30 u nis drejt Elbasanit,atje ku sot do të zhvillohet ndeshja Shqipëri­Izrael. Masat kanë filluar të zbatohen që prej së premtes pas mbërritjes së përfaqësueses izraelite në Rinas, ku është bërë shoqërimi pa asnjë problem nga Rinasi në Hotel “Plaza”. Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës kanë marrë masa sigurie në hotelin ku është akomoduar skuadra deri në largimin e saj nga Shqipëria.

Shkruar Nga
More from Revista User

Obama bashkë me familje në Indonezi

Barack Obama po kalon kohë me familjen për të nisur verën më...
Read More