Ylli Dylgjeri: “Teqeja” LSI ka mbetur pa Baba

Babai, në shqip edhe ati, është mësues shpirtëror, i barasvlershëm me shehun në tarikatet e tjera të dervishëve. Si rregull, çdo teqe drejtohet nga një baba.

E kishim edhe Ne një Baba. Baba Takun.

Por s’ishte e thënë…jeta si të vijë. 

Baba Taku na la.

Vdiq? – do pyesni Ju besimtarë.

Jooo- largqoftë!

Ish-Baba Taku ynë, rron dhe është si kokrra e rrushit. Gjallon Baba Taku, më mire se dje.

Sot, sa u kthye nga Stambolli, u betua!

U betua për një Teqe tjeter. Për nje Teqe që Betimin e ka njësoj si jetën. Teqeja e vjetër që kur u hap ishte për integrim…por se mbërriti dot.

I iku dhe Dervishi i Madh. Te kjo Teqeja e Re i kanë dhënë fjalën me tepsi në dorë (jo tespie) se do integrohen më shpejt.

Dhe këtu nuk gënjejnë. Edhe formulën e betimit ja bënë me fjalët:
Baba Taku ka bërë be,
Që ska rrejtë që kur ka le…

Dervishi i Teqesë së Re e ka me qejf të madh këtë Baba. Eshtë i urtë e fjalëpak. Ai mban edhe numrin 19. Ka numrin e patrullës se Policisë. Baba Takun me një fërshëllim mbërin në vendngjarje dhe ta zgjidh hallin me një frymë.

I kudondodhur. Në Kuvend, Tatime, në Burg, në Gjykate, në Ministri…I mban dhe veglat me vete. I mban te një çante e zezë. Aty thonë Dervishët, janë të tërë të zezat e kësaj bote. Baba Taku i ruan e i fërkon për një ditë ato nishane. Po e çpuan shumë.. të bën gjemën. Nuk e besoni?

Sot u betua. Tani mbani vesh.
Ky Baba do e bëj botën përshesh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tjetër skemë mashtruese përfshin Shqipërinë! Kujdes me telefonatat nga numra me prefiks të çuditshëm

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i çuditshëm. Më...
Read More