Vrasja në ish-Bllok, Gjykata lë të lirë Ervin Matën

 

Gjykata Apelit Tiranë la në fuqi masën detyrim paraqitje për Ervin Matën, i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok.

Mata u vetëdorëzua rreth një muaj më parë, ndërsa u la i lirë nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe sot nga Apeli.

Kërkesa

Më datë 14 mars, pasi u la i lirë nga gjykata, Ervin Mata, i është drejtuar me një kërkesë organit të akuzës.

Mata kërkoi nga prokurët e çështjes të marrin edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë në ish-Bllok.

Mbi 32-vjeçarin Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai do vazhdojë të hetohet për përfshirjen ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish-Bllokut në Tiranë. Megjithatë, gjatë hetimeve ai nuk do të qëndrojë më në burg.

Prokurorët e dosjes ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do kërkuan sërish “Arrest me burg” për 32-vjeçarin. Por sot Gjykata Apelit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar. Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kush janë yjet më të shtrenjtë të futbollit, CR7 zbret në listë

  Transferimi i Neymar tek PSG vendosi një rekord të ri në...
Read More