Vrasja e studentes, 21-vjeçari grek ia hedh fajin adoleshentit shqiptar

Sot i jepet lamtumira e fundit, Eleni Topaludhis, e cila u gjet e vrarë një javë më parë në ishullin grek Rodos ku dyshohet se është bërë nga dy të rinj njëri prej të cilëve është shqiptar. 19-vjeçari shqiptar e ka pranuar përfshirjen e tij në vrasjen e Elenit, por ka mohuar pjesëmarrjen në “incidentin moral” që shkaktoi 21-vjeçari grek.

Ndërkohë 21-vjeçarin grek, djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, hetuesit e kanë pasur të vështirë ta bëjnë të rrëfehet. I riu grek ia ka hedhur përgjegjësinë për zhdukjen e vajzës, shokut shqiptar, me të cilin ai ka qenë së bashku në shtëpinë e tij, raporton Fax News. Policia ka rënë në gjurmët e tyre përmes vëzhgimit të një kamere sigurie, e cila shfaqi furgonin e bardhë, me të cilën qarkulloi i riu grek me të dashurën e tij, e cila mbeti e vdekur.

Ndërkohë që riu grek e mohoi vrasjen, përfshirë edhe përdhunimin, atij iu dha nga gjykata një afat prej 48 orësh për të kërkuar falje. Avokati i tij tha se: “dua të njihem me dosjen e klientit, por ajo nuk ishte e plotë dhe klienti  i im nuk është rrëfyer. Ai nuk mori pjesë në ngjarjen që ishte fatale për vajzën”.

Prokuroria është duke hetuar vrasjen për të cilën të dyshuar kryesorë deri tani janë dy të rinjtë. Babai i viktimës u shpreh se ndihej disi i lehtësuar pasi njëri prej vrasësve të vajzës së tij ka pranuar krimin.

“Dheu do të jetë më i lehtë për time bijë tani, që njeri nga autorët ka rrëfyer sesi shkuan gjërat”, tha babai i së ndjerës.

Vrasja e studentes 21-vjeçare greke, Eleni Topaludhi, javën e kaluar shokoi opinionin publik. Trupi i viktimës u gjet në shkëmbinjtë e bregdetit një ditë më pas, thuajse e zhveshur, ndërsa u identifikua më 29 nëntor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Milioner dhe i suksesshëm, por ja çfarë thotë Noizy për lumturinë…

Noizy është një prej reperave më të njohur dhe më të ndjekur...
Read More