Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit, flet Dervis Arapi: Nuk ndjeva dhembshuri





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 20/03/19 |
mapo.al

Nga Italia, ku ndodhet me punë, Dervis Arapi ka thyer heshtjen duke mohuar akuzat e Policisë, se ai ka vrarë Jurgen Kurtin. Dervis Arapi thotë se nuk ndjeu dhembshuri për vdekjen e Jurgen Kurtit kur mori vesh lajmin dhe thekson se është në dispozicion të Policisë për t’u marrë në pyetje.


Reagimi i Dervis Arapit:



Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.


Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipër

Nuk kam pasur kurr ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne bëjmë me faj Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndjeva dhembsuri, thjesht thash me vetë “u përmbush vullneti i Zotit”. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryerë këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjen./Panorama

LEXO EDHE: 

Djali në kërkim për vrasje,Vjollca Arapi:Policia po na merr në qafë

Vjollca Arapi thirrje nënës së Jurgenit: Kërko vrasësin e djalit

Ja ç’po ndodh me profilin e Jurgen Kurtit në Instagram (Foto)


Etiketa: , ,

Pas