Vlorë, 77 banesa të Novoselës dhe Fitores u zgjuan me 40 cm ujë

Novosela ka kaluar një natë të vështirë. 77 banesa të fshatit Novoselë dhe Fitore janë zgjuar me rreth 40 cm ujë.

Një familje me katër anëtarë është vendosur në konviktin e shkollës industriale, ndërsa të tjerë nuk kanë pranuar por kanë kërkuar të transportohen me mjetet e ushtrisë drejt të afërmve të tyre.

Kalimi i rrugëve me mjete të vogla është pothuajse e pamundur. Janë mjetet e ushtrisë të cilat bëjnë transportin nga komuna e Novoselës deri në brendësi të fshatrave të tjerë.

Gazetarja jonë në Vlorë, Jerola Ziaj, njoftoi se Shtabi i Emergjencave Civile do të nisë një operacion për furnizimin e qytetarëve të bllokuar me ujë dhe ushqime.

Shkruar Nga
More from Revista User

Europa ime: Pak empati ju lutem!

Në shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore njerëzit ndjehen si europianë...
Read More