Vjosa “no dams” fiton

vjosa1Çmimi për Filmin më të mirë me metrazh të gjatë, në Festivalin ndërgjegjësues të Filmit Mjedisor 2016 në Shqipëri, e fitoi realizimi slloven për mbrojtjen e lumit të vetëm të egër të Europës, Vjosës

Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës. Filmi triumfues “Një për Lumin: Historia e Vjosës” rrëfen historinë e lumit të fundit të egër në Europë, si dhe bën apel për mbrojtjen e tij nga rreziku i ndërtimit të hidrocentraleve, pjesë e planeve aktuale të qeverisë shqiptare. “Vjosa është arteria e gadishullit të Ballkanit,” argumentojnë ambientalistët në dokumentar.

Çmimet u ndanë një ditë më parë në Ditën Botërore të Mjedisit dhe përmbyllën kështu edicionin e katërt të Festivalit të Filmit Mjedisor, i cili nisi në vitin 2013, për të ndërgjegjësuar publikun për rreziqet mjedisore, duke i shkrirë ato me kinemanë.

Tri çmimet e tjera të para të jurisë iu dhanë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, animacionit japonez “The Fox of Shichigorosawa”, filmit “Wild Albania”, nga Cornelia Volk për kategorinë eksperimentale, ndërsa Nisma Vullnetare fitoi çmimin e parë të talenteve të reja për realizimin “Frymëmarrje”, që flet për ndotjen e ajrit në Shqipëri.

Si një organizim i mbështetur nga Bashkimi Europian, festivali mundësoi gjatë dy javëve shfaqjen e filmave në tetë qytete të ndryshme të Shqipërisë, si: Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë. Filmat pjesëmarrës ekspozuan problemet mjedisore të 29 vendeve të ndryshme të botës, që nga smogu i qyteteve dhe zjarret në pyje, deri te habitatet e kafshëve të egra dhe ruajtja e lumenjve. Aktivitete të tjera të festivalit ndërgjegjësuan publikun përmes udhëtimeve, konkurseve, ekspozitave dhe shfaqjes eko-art. Aktivistët dhe ekspertët morën gjithashtu pjesë në seminare mbi biodiversitetin, ndryshimet klimatike, shëndetin, gjininë dhe bujqësinë. Ndërgjegjësimi dhe reagimi i individit të shoqërisë së sotme përballë shqetësimeve mjedisore është shfrytëzuar si ide për politikat e mbrojtjes, duke angazhuar edhe artin e shtatë. Për rreth dy javë, u shfaqën filma në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë, që vinin nga 29 vende të ndryshme, duke mbuluar një spektër të gjerë të çështjeve të mjedisit, nga e gjithë bota. Këtu ishin përfshirë tema si mbetjet elektronike, smogu i qyteteve, zjarret e pyjeve, rëndësia e oqeaneve, kafshët e egra, mungesa e ujit, grumbullimi i mbetjeve dhe ruajtja e lumenjve. Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri filloi në 2013 si një platformë për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore. Që atëherë, festivali ka shërbyer si një aktivitet kryesor për edukimin mbi mjedisin, si dhe një mundësi për prodhuesit e filmave që të realizojnë kreativitetin e tyre.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Përgjimi shkakton krisje tjetër PS-LSI

Komisioni i Sigurisë e nisi të hënën duke debatuar në lidhje me...
Read More