Vjen letër-porosia nga Italia për Tahirin, dyshimet e prokurorisë

Prokurorët e Krimeve të Rënda firmosën të enjten shtyrjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish ministrin e brendshëm Tahirin për shkak se priteshin përgjigjet e letërporosive që duhet të vinin nga Italia dhe Mali i Zi.

Vizon Plus ka mësuar se letërporsia e Italisë ka mbëritur në duart e Krimeve të Rënda që prej datës 4 janar. Përgjigja e autoriteteve italiane po përkthehet dhe do të jetë gati brenda pak ditëve dhe per kete fakt hetimet u shtynë me tre muaj.

Në letrën drejtuar autoriteteve italiane është kërkuar që të verifikohet edhe një udhëtim në vitin 2014 i familjarëve të Tahirit me Moisi Habilajn.

Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

Sipas dosjes hetimore, përpos përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, një fakt tjetër që të çon drejt dyshimit të arsyetuar, që shtetasi Saimir Tahiri ka kryer veprat penale, për të cilat është vënë nën hetim, është edhe shitja e makinës tip “Audi”. Nga verifikimet, rezulton se Tahiri e ka blerë atë në vitin 2013, për vlerën monetare të 21 mijë eurove dhe ia ka shitur një vit më vonë, me një shifër shumë më të ulët, prej 9 milionë lekësh, kushëririt të tij, Artan Habilaj, shifër që lë vend për dyshime.

Një pikë tjetër ku është mbështetur Prokuroria është edhe lëvizja e lirshme e grupit “Habilaj” në Shqipëri, duke mos u identifikuar as nga radarët. Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm.

Nga hetimet e deritanishme, këta persona nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare, pra, kjo, sipas akuzës, të bën të mendosh se ishte diçka e kontrolluar, pasi nuk ndodhte vetëm në një doganë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 12 tetor

Dashi Po përballeni me një rrugëtim të vështirë, por të mbushur me...
Read More