Vila e orgjive të Kaligulës: Historia e një skandali që po trondit botën

Haiti sapo ishte goditur nga një prej tërmeteve më të rënda në historinë e njerëzimit. Ishte viti 2010 dhe tërmeti shkaktoi më shumë se 200 mijë viktima, edhe pse shifrat janë akoma të paqarta.

 

Mijëra njerëz nga e gjithë bota vërshuan për të ndihmuar vendin e varfër, të tronditur nga tragjedia e rëndë.

Mes tyre edhe qindra organizata humanitare.

Por së fundmi ka dalë në dritë një skandal që ka tronditur jo vetëm organizatën e njohur bamirëse në Britani, Oxfam.

Punonjësit e kësaj të fundit shkuan në Haiti për të ndihmuar, por pasi morën një vilë luksoze me qira, e përdorën atë për të bërë orgji me vajzat e asaj zone, disa prej tyre të mitura.

Daily Mail ka publikuar disa foto nga vila e orgjive, e cila ka marrë edhe emrin “Vila e Orgjive të Kaligulës” për shkak të çmendurive erotike.

Me një pishinë dhe një verandë fantastike, kjo vilë u mor me qira për 1200 sterlina në muaj, një shumë astronomike për standardet e Haitit.

Një dëshmitare e këtyre orgjive tha se vajzat lëviznin nëpër vilë dhe në verandë gjysmë të zhveshura. Për ironi, ato mbanin bluza me logon e Oxfam.

Një banor i zonës tha se ishin skena të turpshme, në një kohë kur e gjithë zona ishte shkatërruar nga tërmeti.

Disa nga prostitutat ishin vetëm 14 vjeç.

Skandali ndodhi vite më parë, por u mbajt i mbuluar.

Një drejtues i lartë i Oxfam ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që organizata bamirëse mund të humbasë fondet për shkak të këtij skandali.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Si të humbisni peshë në dy javë me mënyra krejt natyrale

Shtimi në peshë është tepër i lehtë, por rënia prej saj vështirësohet...
Read More