Vidhet dhe vandalizohet shkolla 9-vjeçare në Laç

115230756

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur dhe vandalizuar shkollën 9-vjeçare “Gjin Pjetri” në qytetin e Laçit.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, por policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Pamjet e fokusuara në këtë shkollë tregojnë qartë atë çfarë ka ndodhur. Xhamat e dritareve janë thyer, ndërsa dyert dhe bankat e klasave janë dëmtuar.

Ngjarja bëhet e ditur nga drejtues të shkollës dhe nxënës. Ata thonë se të hënën nuk u zhvillua mësim për shkak se klasat ishin dëmtuar.

Menjëherë punonjësit e shërbimëve publike në bashkinë e Kurbinit kanë ndërhyrë për të zëvendësuar xhamat dhe bankat e dëmtuara.

Shkruar Nga
More from Revista User

10 destinacionet kryesore për të vizituar në Tiranë

“Railways and Randomnes”, një ndër blogjet më të njohura të fushës së...
Read More