Mamaja pëson krizë në timon, djali 8-vjeçar i shpëton…

Ky është momenti i pabesueshëm kur një djalosh vetëm 8 vjeç kap timonin dhe shpëton veten dhe mamanë e tij. Kjo e fundit pësoi krizë teksa ishte duke drejtuar mjetin, një Ford Ka, me shpejtësi 100 kilometra në orë.

Por Lauren Smith duhet të jetë e lumtur për djalin që ka. Ben kapi timonin dhe ngadalësoi mjetin duke e nxjerrë makinën në krah të rrugës, në një vend të sigurt.

Djaloshi kërceu nga sedilja e pasme dhe mori nën kontroll mjetin.

Smith u dërgua në spital. Kjo ishte hera e parë që ajo kishte kriza. Kjo e bën veprimin e djaloshit akoma më heroik.

Mjekët akoma nuk e kanë identifikuar shkakun e krizës së saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Testet dhe analizat që zbulojnë sindromën down

  Studimet kanë treguar se 80% e fëmijëve me Sindromën Down lindin...
Read More