Video: “Ti nuk më dëgjon kurrë”

Një video e regjistruar gjatë samitit të G20 në Argjentinë duket se tregon momentin kur presidenti francez i flet ashpër Princit të Kurorës në Arabinë Saudite. 

Emmanuel Macron foli për pesë minuta me Mohammed bin Salman në një cep gjatë samitit të G20 në Buenos Aires. Mendohet se ata po diskutonin për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Presidenti duket i vendosur kur i thotë: “Jam i shqetësuar, të kam thënë”.

Princi në siklet përgjigjet: “Po, më ke thënë. Faleminderit”.

Macron reagon: “Ti nuk më dëgjon kurrë mua”.

Duke buzëqeshur, princi i përgjigjet: “Jo, të dëgjoj, sigurisht”.

Në një pikë, princi saudit e qetëson Macron duke i thënë: “Është në rregull, mund ta menaxhoj këtë”.

Më herët mediat kanë raportuar se arsyeja përse u vra gazetari Khashoggi ishte sepse kishte nisur ta quante Princin e Kurorës, një bishë, që ha njerëzit njësoj si Pac-Man tek loja e famshme.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Brajan Sukaj: Letërsia është një proces njohjeje

Brajan Sukaj autori fitues i çmimit për Librin më të mirë në...
Read More