fbpx

Kronika

Vendimi i fortë: Ja pse u dëbuan dy diplomatët iranianë





               Publikuar në : 09:01 - 20/12/18 |
mapo.al

Shqipëria ka dëbuar jashtë territorit të saj dhe ka shpallur si persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia. Vendimi i marrë nga Kryeministri Rama mësohet se është bazuar në dyshime të forta në lidhje me përfshirjen e tyre në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.


“Panorama” e konfirmoi lajmin përmes burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën. Sipas burimeve, vendimi i fortë i Kryeministrit Rama është marrë në konsultim të plotë me aleatët ndërkombëtarë. Të njëjtat burime sqarojnë se shkak për këtë vendimmarrje është bërë aktiviteti i tyre në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik në Tiranë. Pavarësisht se vendimi është marrë ditët e fundit, mësohet se për diplomatët iranianë ka pasur një hetim të thellë në bashkëpunim me shërbimet partnere.



“Panorama” ka mësuar se ka qenë një bashkëpunim mes shërbimeve shqiptare dhe atyre izraelite, ai që ka çuar në zbulimin e agjentëve, të cilët kanë pasur për synim shkaktimin e një incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, të zhvilluar disa muaj më parë. Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, burimet policore informuan se kishte informacione se shtetasi Lavdrim Muhaxheri, në bashkëpunim me disa terroristë të tjerë, do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Në funksion të kësaj çështjeje, në vendin tonë janë arrestuar më shumë se 20 persona.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas