Vazhdojnë protestat në Rumani, 3 mijë njerëz në shesh

protesta-ne-rumani

Në Rumani janë rikthyer protestat kundër qeverisë gjatë fundjavës.

Janë mbledhur rreth 3 mijë njerëz pra ndërtesës së parlamentit të dielën në mbrëmje duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Ata kanë thënë se protesta e tyre sinjalizon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj.

Rumunët kanë nisur protestat qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar.

Dekreti më pas është shfuqizuar, por protestat vazhdojnë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Paralajmërim për tradhti: Kjo shprehi e re tregon se ai/ajo po ju tradhton!

Nëse partneri apo partnerja juaj së fundmi ka filluar të bëjë ushtrime,...
Read More