fbpx

Politika

Vasili: Rama një mal me zero. A do shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n Berat?!





               Publikuar në : 13:10 - 21/07/17 |
mapo.al

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimeve të lajmeve se Shqipëria rendit e para për numrin e azilkërkuesve në Francë.


Në një status në Facebook, Vasili thotë se edhe në këtë drejtim Rama vlerësohet me një tjetër zero.



Por pyetja që ngre Vasili është: A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?


Postimi i Vasilit në FB

Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.

Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.

Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.

Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?



CLOSE
CLOSE
Pas