Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj babait, arrestohet 24-vjeçari

prangaaa

Një i ri 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit S.Shatri 58 vjeç.

Policia sqaron se: Më datë 19.12.2016, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin Everest Shatri , 24 vjeç, banues në Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe e ka goditur me mjete të forta, babain e tij, shtetasin, S.Shatri, 58 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këngëtarja shqiptare e indinjuar: Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e gazetares Adelajda Xhamani ka...
Read More