Ushtria në Rinas, Meta i kërkon llogari Shefit të Shtabit

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka kërkuar infrmacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, në lidhje me vendosjen e ushtrisë në Rinas.

Pasi të marrë informacion, Presidenti Ilir Meta paralajmëron se do të ketë një dalje publike. Ky është reagimi i parë i Presidencës, 24 orë pasi u mësua se ushtria do vendosej në të gjitha hyrje-daljet e Rinasit.

“I pyetur nga mediat, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pohon se:

Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza”.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, – thuhet në reagimin e Presidencës.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia e trishtë e studentes Hannah Cornelius, e dhunuan dhe e vranë…

    Harrojeni Oscar Pistorius. Afrika e Jugut ka risjellë në qendër...
Read More