Urdhër-arresti për Balilin që prej 9 majit (dhe një komplot grek)

droga klementNjë biznesmen shqiptar, i cili deri javën e shkuar mbante një post drejtori në administratën vendore, ka pasur një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij prej Greqisë që prej datës 9 maj.

Kështu raporton BIRN.

Klemend Balili, biznesmen shqiptar dhe drejtor i Shërbimit të Transportit në rajonin e Sarandës, dyshohet se ka financuar një rrjet droge që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Perëndimit.

Që kur doli lajmi të mërkurën në mediat greke, opozita shqiptare thotë se Balilin e ka marrë në mbrojtje vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Policia shqiptare nuk e ka konfirmuar nëse ka pasur një urdhër-arresti për Balilin.

Por dokumentet e para nga BIRN tregojnë se Balili ka qenë nën urdhër-arresti që prej të hënës së shkuar, më 9 maj.

“I akuzuar sipas ligjit 433/12 për drogën dhe nenit 187 të Kodit Penal, të akuzuar, por jo të arrestuar janë tre persona, mes tyre Klemend Balili, djali i Sabaudin dhe Nazes, lindur më 20/03/72 në Shqipëri dhe banor në Sarandë”, thuhet në dokument.

Sipas BIRN, ndërkohë shumë shqiptarë pyesin se përse Balili është i lirë.

Ka spekulime se ai është larguar nga vendi përmes brezi të gjelbër pasi policia thotë se ai nuk figuron në sistemin TIMS.

Balili është një investitor i fuqishëm në fushën e turizmit në zonën e Sarandës dhe BIRN thekson se disa media lokale në Sarandë kanë ngritur pikëpyetje për kohën e operacionit, duke theksuar se ky është një komplot grek për të dëmtuar turizmin vendas.

Sipas tyre, mediat greke qëllimisht po i japin një mbulim intensiv kësaj ngjarje.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Nis Vettingu: Ja ç’duhet të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët

Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të justifikojnë me dokumentacion edhe pasurinë e realizuar...
Read More