Rajoni

Urdhër-arresti për Albin Kurtin, shtyhet seanca për 4 deputetët





               Publikuar në : 10:54 - 22/11/17 |
mapo.al

Eshtë shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj nuk janë paraqitur sërish në gjykatë.


Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar që të lëshohet urdhër-arresti për ndalim me arrestim dhe dërgim në paraburgim ndaj Kurtit, Haxhiut dhe Kadajt.



Në seancë ishte i pranishëm vetëm deputeti Faton Topalli.


Ndërkohë, në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra.

Katër deputetët e VV-së akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte parashikuar të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit, raporton RTK.



Pas