Uragani “Matthew” : Humbën jetën 11 persona

haiti-matthewjpg-jpg-size-custom-crop-1086x723

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në Haiti dhe në Republikën Dominikane nga uragani “Methju”, i cili sot pritet ta godasë edhe Kubën.
Qendra amerikane për ndjekjen e uraganeve paralajmëroi se votra e uraganit është duke lëvizur drejt pjesëve lindore të Kubës me shpejtësi të erës prej 220 kilometra në orë.
Ditëve të fundit autoritetet kubaneze evakuuan mbi 300.000 qytetarët nga rajonet e rrezikuara lindore. Në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Para se të drejtohet nga Kuba, Methju, uragan i shkallës së katërt sipas shkallës Safir të Simpsonit, shkaktoi vdekjen e të paktën tre personave dhe dëme të mëdha materiale në Haiti. Jugu i vendit është shkëputur në tërësi. Shkollat do të mbeten të mbyllura deri të hënën, por zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të caktuara për të dielën nuk janë anuluar.
Pas Haitit, Methju e goditi edhe Republikën Dominikane, me ç’rast jetën e humbën katër persona ndërsa dëm iu shkaktua pothuajse 200 vendbanimeve, kumtuan autoritetet lokale.
Uragani është duke lëvizur edhe drejt ishujve Bahame, me ç’rast pritet të shkojë në drejtim të SHBA-së. Autoritetet në Karolinën e Jugut tashmë janë duke zbatuar evakuimin e një milionë banorëve. Fillimisht, guvernatori i këtij shteti federal, Nik Hejli vendosi gjendje të jashtëzakonshme.
Gjendje e jashtëzakonshme u shpall edhe në disa rajone të caktuara në Xhorxhi dhe Karolinën e Veriut, ndërsa pritet e njëjta të ndodh edhe në Florida.

Methju konsiderohet si uragani më shkatërrues në rajonin e Karaibeve në 10 vitet e fundit.

A woman carrying a child walks in the rain triggered by Hurricane Matthew in Port-au-Prince, Haiti, Tuesday, Oct. 4, 2016. Hurricane Matthew roared into the southwestern coast of Haiti on Tuesday, threatening a largely rural corner of the impoverished country with devastating storm conditions as it headed north toward Cuba and the eastern coast of Florida. (AP Photo/Dieu Nalio Chery)

port-au-prince-haiti

People buy goods on the street while Hurricane Matthew approaches Port-au-Prince, Haiti, October 3, 2016. REUTERS/Carlos Garcia Rawlins

dt-common-streams-streamserver

Shkruar Nga
More from Revista User

Parashikimi i motit për sot

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të karakterizohen nga moti i kthjellët...
Read More