Ukraina kërkon ndihmën e NATOS-s

Ukraina kërkon ndihmën e NATO-s për t’u mbrojtur nga Rusia. Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, presidenti Petro Poroshenko i bëri thirrje aleancës të dërgojë anije luftarake në detin Azov në ndihmë të forcave ukrainase .

“Shpresojmë që vendet e NATO-s të jenë të përgatitura për të dërguar anije në detin Azov në mbështetje të Ukrainës dhe të garantojnë sigurinë për ne”.

Ukraina nuk është pjesë e aleancës së Atlantikut Verior. Poroshenko akuzon Putinin se po përpiqet të ringjallë Perandorinë Ruse dhe t’a shndërrojë Ukrainën në koloni të saj.

“E vetmja gjuhë që Putin kupton është solidariteti i vendeve perëndimore. Politikën agresive të Rusisë nuk mund ta pranojmë. Në fillim ishte Krimeja, pastaj lindja e Ukrainës dhe tani ai kërkon detin Azov”.

Sipas marrëveshjeve të mëparshme mes Ukrainës dhe Rusisë, në ngushticën e Kerçit ku ndodhi incidenti, është i lejueshëm kalimi i anijeve të të dyja palëve. Por pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014-ën, Moska kontrollon edhe hapësirën detare përreth gadishullit.

NATO dhe vendet perëndimore mbështesin plotësisht Ukrainën. Por Bashkimi Europian është shprehur kundër shtimit të sanksioneve ndaj Rusisë pavarësisht se në Shtetet e Bashkuara po diskutohet kjo alternativë.

Tv Klan

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shukri Xhelili sërish në gjyq: I bleu djalit apartament në Durrës dhe nuk e deklaroi

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili sërish në gjyq. Sipas Ora News, këtë...
Read More