Ukraina e cilëson kërcënim, Albano Carrisi futet në listën e zezë

Ministri i Kulturës së Ukrainës e ka përfshirë artistin italian Albano Carrisi midis njerëzve të rrezikshëm për kombin. Sipas Agjencisë ruse “Interfax”, Ministria e Kulturës së Ukrainës e ka përfshirë Albanon në listën “e zezë” për shkak të pozitave të tij pro-ruse.

Kjo listë përpilohet dhe përditësohet nga ministria në fjalë në bazë të kërkesave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Shërbimeve të Sigurisë dhe Këshillit Kombëtar të Televizionit dhe Radios.

Albano Carrisi sëbashku me ish-bashkëshorten e tij Romina Power ishte shumë popullor në Evropë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet ’80 dhe ’90. Këngëtari italian kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur ai ishte kreu i KGB-së.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Firenze, zgjidhe qytetin e rilindjes

  Në atdheun e kryeveprave të Rilindjes italiane dhe botërore, mund të...
Read More

More Stories