fbpx

Kryesore

UET mbledh senatin e ri akademik: Miratohet strategjia e kërkimit shkencor për tri vitet e ardhshme





               Publikuar në : 09:26 - 29/01/18 |
mapo.al

Universiteti Europian i Tiranës ka mbledhur senatin e ri akademik, një organizëm që garanton autonominë e institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve. Ky senat ka miratuar strategjinë e kërkimit shkencor për tri vitet e ardhshme dhe po mendon në ngritjen e mekanizmave për vlerësimin e veprimtarisë mësimore e shkencore, si edhe do të miratojnë programe të reja studimi. UET është i pari institucion i Arsimit të Lartë që e ka miratuar statutin duke respektuar plotësisht ligjin për arsimin e lartë


Këto ditë në Universitetin Europian të Tiranës u mblodh Senati Akademik, i zgjedhur direkt nga asambleja e personelit akademik të brendshëm, në nëntor të vitit të kaluar.



Senati akademik është organi kolegjial më i lartë akademik i një universiteti, i cili kryesohet dhe thirret nga rektori. Senati ka të bëjë me organizimin akademik të një institucioni, pra hyn në organet drejtuese akademike të tij.


Kjo ishte mbledhja e parë e senatit të ri, dalë nga këto zgjedhje, në përputhje të plotë me Rregulloren e zgjedhjeve, e cila mbështetet në Statutin e ri të UET, miratuar nga MASR, në shkurt 2017. “Më lejoni të them këtu se UET është ndoshta IAL e parë në vend që ka miratuar statutin e tij, në respekt të ligjit të ri të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor 80/2015”, shprehet rektori Tonin Gjuraj, i cili është edhe kreu i këtij senati.

Senati funksionon qysh prej vitit akademik 2009-2010 në UET, pak vite pas themelimit, i ngritur me një formulë tjetër përfaqësimi, kurse senati aktual ka besimin e të gjithë stafit të brendshëm akademik. Senati ka 21 anëtarë, ku 3 prej tyre përfaqësojnë Këshillin Studentor dhe studentët në të tre ciklet e studimit. Anëtarët e senatit nga personeli akademik janë personalitete të jetës akademike dhe shkencore në UET, me gradën PhD/Dr. dhe kategorisë ‘Profesor’ nga të tria Fakultetet në UET dhe 9 departamentet e tij.

“Si rezultat i këtij organizimi dhe menaxhimi perfekt të këtij institucioni, jo rastësisht UET u vlerësua vitin e kaluar nga Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë, në këtë fushë, pra ‘Organizim dhe Menaxhim’, sa u takon standardeve shtetërore të cilësisë “fully met””.

Senati akademik mblidhet periodikisht, së paku 4 herë në vit. Zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga personeli i brendshëm akademik dhe kryesohet nga rektori.

“Si drejtues i këtij organi, jam i përkushtuar të garantoj autonominë e institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studenteve. Po ashtu, së bashku me anëtarët e tij, do të krijojmë mekanizma për vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe kërkimore-shkencore të personelit akademik dhe atë ndihmës akademik, përgatitjen e tyre, si dhe cilësinë akademike dhe profesionale. Me tej, do të vijojmë të vlerësojmë dhe miratojmë programe të reja studimi, programe të kërkimit dhe zhvillimit të institucionit etj.

Në këtë kontekst, mbledhja e parë e senatit të ri, miratoi para pak ditësh Strategjinë e Kërkimit Shkencor 2017-2020 të UET.

 



Pas