Aktualitet

U shtrua në spital me grip, humb jetën 7-vjeçarja: Ja si të bëni kujdes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:21 - 15/01/18 |
mapo.al

Një vajzë 7- vjeçare ka ndërruar jetë në Pediatrinë e qytetit të Durrësit.


Raportohet se 7 vjeçarja u dërgua në spital nga prindërit pasditen e djeshme. Rreth orës 17:00, pas mjekimit, ajo ka rënë në gjendje kome dhe nuk ka mundur të mbijetojë.


Prindërit kanë deklaruar se vajza prej dy ditësh ishte me grip dhe nuk arrinte të ushqehej. Ata e dërguan në spital por ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme duke u futur në koma.


Ndërkaq mjekët kanë deklaruar se vajza vuante nga një formë mjaft e rëndë e gripit, ose ndryshe i quajtur ‘gripi toksik’. Pas vdekjes së vogëlushes mjekët e spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar rastin. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve. 


Një formë agresive gripi është shfaqur në Europë këto ditë. Mjekët kërkojnë të bëjmë kujdes.

Çfarë është gripi?

Gripi është një sëmundje infektive që përhapet nga njëri person te tjetri kryesisht nëpërmjet teshtitjes, kollitjes dhe kontaktit të afërt. Epidemia e gripit ndodh zakonisht në dimër. Kushdo individ i cilësdo moshe mund të infektohet me grip.

Cilat janë simptomat e gripit?

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje. Simptomat e gripit nisin menjëherë dhe mund të zgjasin nga pak ditë deri në dy javë. Shumica e njerëzve shërohen shpejt, por ndonjëherë gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze, duke përfshirë pneumoninë dhe bronshitin apo edhe vdekjen. Gripi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore ekzistuese, siç janë sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

Cila është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga influenca?

Vaksinimi çdo vit përpara sezonit të dimrit është mënyra më e mirë për të; ul rrezikun e infektimit nga gripi, ul rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes, shtrimit në spital dhe vdekjes; ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit në familje, miq dhe të tjerë.

A ka ndonjë rrezik vaksinimi nga gripi?

Efektet anësore të vaksinimit nga gripi janë zakonisht të vogla, si: hidhërim i gojës, skuqje në vendin e injeksionit. Disa individë shfaqin dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe, këputje dhe të vjella. Këto efekte anësore janë të dobëta dhe kalojnë shpejt, ndryshe nga çka ndodh gjatë gripit.

Ushqimet

Zarzavatet si brokoli, qepët, hudhrat, domatet, karotat, lakra e bardhë, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që na ofrojnë ekstra- mbrojtje gjatë stinës së dimrit. Duke i ngrënë këto zarzavate sa më pak të gatuara ose dhe krejtësisht të freskëta do të përfitonim maksimumin e vlerave të tyre ushqyese. Nga frutat preferoni limonët, portokallet, qitro, bananet dhe kumbullat vishnje. Për gatimet tuaja preferoni erëza si rigoni, xhinxheri, kajeni dhe kanella.

Lëngjet

Duke pirë lëng limoni të shtrydhur ose çaj ndihmon në ekuilibrimin e ph-ashit në gjak. Një ambient acid është shumë i favorshëm për mikroorganizmat patogjene dhe zhvillimin e mykut. Pini mjaftueshëm ujë natyral për të lehtësuar punën e veshkave në largimin e toksinave dhe preferoni çajin jeshil pa sheqer gjatë ditës për të qenë në formë. Vitamina D është e famshme për rëndësinë e saj jetike në mirëmbajtjen e kockave dhe përthithjen e kalciumit. Më pak të “famshme” janë vetitë e saj në mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe gripit. Kjo vitaminë merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo është e kufizuar në ushqime megjithatë kërpudhat e përmbajnë në sasi të kënaqshme.

Sëmundjet që përkeqësohen me gripin

Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare, diabetin, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital. Gjithashtu, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes, si p.sh. pneumonia.

Këshilla:

Duhet evituar qëndrimi në ambiente me shumë njerëz. Edhe në familjen e tyre nëse kanë familjarë që janë me grip mirë është që të bëjnë një vetizolim. Nëse duhet të dalin patjetër, personat që kanë kryer transplant, ata në hemodializë duhet të përdorin edhe maskat, një masë e domosdoshme sepse bën një farë mbrojtje, po kështu edhe mbështjellja me shallet, (të futet hunda brenda) një mënyrë kjo për të shmangur kontaktet e drejtpërdrejta me personat e sëmurë qofshin këto në ambiente publike, sikurse janë kafenetë, shërbimi urban etj. Ajrosje të dhomave disa herë në ditë për disa minuta. Këshillohet përdorimi i lëngjeve më së shumti çajrat, me bazë kryesisht ato me vitaminë C. Duhet treguar kujdes sa i takon konsumimit të lëngut të portokallit dhe limonit, sepse shumë prej këtyre pacientëve mund të kenë edhe probleme me stomakun, mund të kenë ulcera, gastrite dhe aciditeti i këtyre lëngjeve i dëmton. Edhe sa i takon konsumimit të çajit mirë do të ishte t’i hidhej pak mjaltë dhe pak kripë, sepse virozat e stinës shoqërohen me temperaturë e ulja e saj shoqërohet edhe me djersitjen, dhe humbasim jo vetëm lëngje por edhe kripë. Ndaj dhe një metodë shumë e mirë për të rikuperuar kripërat e humbura do të ishte konsumimi i çajit me pak mjaltë dhe pak kripë.



CLOSE
CLOSE
Pas