U qëllua me armë zjarri, Rihanna e Drake homazh reperit të vrarë

 

Reperit  Nipsey Hussle, i cili u qëllua për vdekje në Los Angelos, i janë bërë ditën e sotme homazhe nga artistë me famë botërore, përfshirë këtu Rihannën, Drake, J Cole dhe Pharrell Williams.

Rihanna u shpreh: “Shpirti im është tronditur nga kjo”. Ndërsa Drake e përshkroi 33-vjeçari si një njeri të respektuar. “Jam i mërzitur të dëgjoj këtë”, shkroi ai në rrjetin social “Instagram”.

Neve na u kryqëzuan rrugët për herë të parë në kaq shumë vite dhe thamë se do sillnim një këngë të re këtë verë.” “Është i trishtueshëm largimi yt. Gjej paqe vetëm duke e ditur se je i bekuar. Jam i nderuar që ndava një vit muzikor me ty kaq të mahnitshëm”- shkroi sakaq Pusha T.

Hussle u qëllua me armë zjarri përpara dyqanit të tij të veshjeve “Marathon Clothin”, në jug të Los Angeles. Krahas tij, u qëlluan edhe dy persona të tjerë. Policia raportoi se i dyshuari i vrasjes është një burrë me ngjyrë.

Albumi i Nipsey Hussle, “Victory Lap”, u nominua këtë vit në “Grammy Awards” për “Albumin më të mirë rap”, ku u përball me Mac Miller, Cardi B, Pusha T dhe Travis Scott.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pse lidhja e PD me Rusinë duket ‘pa lidhje’ (edhe ‘Mother Jones’ thuajse e pranon)

  Gazetarët e revistës amerikane “Mother Jones”, kur janë nisur për të...
Read More