U mori biznesmenëve 3 mln €, dënohet me 10 vite Olesia Duka

 

Stomatologia Olesia Duka dënohet me 10 vite burg. Është ky vendimi i Gjykatës së Durrës e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë. 39-vjeçarja akuzohet për mashtrim në vlera të mëdha financiare ndaj disa biznesmenëve në qytetin bregdetar. Ajo ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 dhe rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Olesia Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se dua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërkohë viktimat e saj kryesisht kanë qënë njerëz të njohur dhe klientët e saj, që shkonin dhe rregullonin dhëmbët në klinikë, ku në një rast ka mashtruar burrë e grua, ku burrit i ka marrë 30 mijë euro dhe gruas 5 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më. Ndërsa sipas prokurorisë në dy raste të tjera e pandehura Duka i ka marë një shumë prej 30 mijë euro një nëne me fëmijë të sëmurë dhe një shumë tjetër financiare një nëne, qe kishte mbledhur kursimet për studimet e vajzës së saj në Belgjikë.

DOSJE E PROKURORISE: SI U ZBULUA DENTISTJA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H. që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë. Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë. Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

A do rikthehesh te Reali, Mourinho surprizon me përgjigjen e tij!

    Benfica nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interes...
Read More