Kryesore

U hap llogari për gjobat ndaj Xhakës dhe Shaqirit, Zvicra nuk i pranon paratë: Të shkojnë për…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 03/07/18 |
mapo.al

Zvicra nuk e ka pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane që bënë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë në Botëror, raporton Koha.net.


Rilind Reka, një nga nismëtarët e mbledhjes së parave për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit, ka treguar në Facebook se Federata e Zvicrës i ka rekomanduar që paratë e grumbulluara të dorëzohen për ndonjë kauzë të mirë.


“Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauzë të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”, ka qenë përgjigja e Federatës së Zvicrës për Rekën.


Vetë babai i Granit Xhakës, tha se këto para do të shkojnë për tre fëmijë të sëmurë në Shqipëri, Kosovë e Zvicër.



Etiketa: , ,

Pas