Tuneli i mbushur me drogë në Përmet, dy në pranga

kanabis-pogradec

Një tunel i mbushur me drogë është zbuluar në Përmet dhe në pranga janë vendosur 2 persona. Specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve kanë vënë në pranga, Gentjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Ndalimi i këtyre personave është bërë sepse në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar operacioni “Piskova”.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë. Këta persona dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 5 mars 2017

Dashi Për shkak te një mjedisi yjor te trazuar, ka rrezik te...
Read More