Trump vë në lojë “teoritë e konspiracionit” të hakerave rusë

hacking

Presidenti i zgjedhur i SHBA, vazhdoi dje të përçmonte akuzat e sulmeve kibernetike ruse që ndihmuar në zgjedhjen e tij. “A mund të imagjinoni sikur zgjedhjet të kishin përfunduar me fitoren e demokratëve dhe ne të përdornim kartën e kontestimit Rusia/CIA? Ata do t’i kishin quajtur menjëherë Teori konspiracioni!”, komentonte Trump, duke hedhur gjithashtu dyshime mbi faktin se përse sulmet kibernetike nuk ishin publikuar para zgjedhjeve.

Nëse hakerat nuk kapen me presh në dorë është shumë e vështirë të zbulosh përgjegjësit”, tha ai. Debatet e fundit vijnë pas intervistës së tij me Fox News ku tha se demokratët po përhapnin lajmet e sulmeve nga hakerat pasi ishin turpëruar nga masa e madhe e disfatës në zgjedhje.

Në fund javë zyrtarë të CIA deklaruan se hakerat rusë kishin tentuar të ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve amerikane në favor të Trump. Ky i fundit reagoi duke thënë se akuzuesit, ishin të njëjtët njerëz që deklaruan se Saddam Hussein ka pasur armë të shkatërrimit në masë”.

Gjithashtu të dielën, John Bolton, ish i dërguari amerikna në OKB, tha se pretendimet e sulmeve kibernetike ishin kryer nga vetë demokratët për hapjen e trazirave. “Mua më duket se këto sulme mund të jenë kryer nga vetë demokratët në sistemet e tyre për të pasur justifikime për kontestime. Ku janë shenjat e gishtërinjve të hakerave?”, tha ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA/Të shtëna me armë, një viktimë e 9 të plagosur

Një burrë ka mbetur i vrarë ndërsa 9 persona të tjerë janë...
Read More