Trump u kërkon falje serbëve për bombardimet e NATO-s në 1999

ieogods0elyuq

 

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka kërkuar falje serbëve për vendimin e vendit të tij që të bombardonin Serbinë në vitin 1999.

Trump kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në Serbi duke theksuar se nëse do të zgjidhet president do të ndjekë një politikë të re ndaj Ballkanit.

“Bombardimi i serbëve, të cilat i kishim aleatë në dy luftërat botërore, ishte gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e Klintonit u shkaktoi shumë fatkeqësi, sikur edhe gjithë Ballkanit”, ka deklaruar Trump.

Trump u bëri thirrje votuesve amerikanë me prejardhje serbe që ta mbështesin pasi ka plane për forcimin e lidhjeve SHBA-Beograd.

Shkruar Nga
More from Revista User

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti, na prezantojnë me strehën e tyre të dashurisë!

Janë martuar vetëm pak kohë më parë, duke e bërë të ditur...
Read More