Trump thyen premtimin e parë si president

trumps1

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do ta publikojë pasqyrën e tij të taksave edhe pasi të kryhet auditimi që ai shumë shpesh e ka përmendur. Ky lajm është bërë i ditur të dielën nga këshilltarja e tij, Kellyanne Conway. Në një intervistë për “This Week” në ABC, Conway është pyetur nëse Shtëpia e Bardhë do t’i përgjigjet më shumë se 200.000 nënshkruesve të një peticioni që i bën thirrje Trump-it të publikojë pasqyrën e tij të taksave.

“Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë është se ai nuk do të publikojë pasqyrën e tij të taksave. Ne jemi përballur me këtë gjatë tërë fushatës. Njerëve nuk iu ka interesuar. Ata kanë votuar për të, dhe më lejoni ta bëjë këtë shumë të qartë: Shumica e amerikanëve janë shumë të përqendruar në atë se si do të duket pasqyra e tyre e taksave derisa Presidenti Trump është në pushtet, e jo se si duket pasqyra e tij e taksave.”, ka thënë Conëay.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump është bërë kandidati i parë i një partie të madhe që nga viti 1972 që nuk ka publikuar pasqyrën e tij të taksave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kapet me heroinë e kanabis në lokalin ku punonte, pranga kamerierit në Berat

Një 26-vjeçar është arrestuar në qytetin e Beratit pasi i janë gjetur...
Read More