Aktualitet

Trump: Nuk jam racist





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 15/01/18 |
mapo.al

Pas polemikave qe ka shkaktuar së fundmi me deklaratat e tij për emigrantet, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shprehet para gazetarëve se “nuk është racist”.


“JO, UNË NUK JAM RACIST. NË FAKT, UNË JAM PERSONI MË PAK RACIST QË MUND TË KENI INTERVISTUAR NDONJËHERË.”


Ky reagim i kreut të shtëpisë së bardhë vjen pasi ditët e fundit është vene ne qendër e kritikave. Ai përdori fjale banale për emigrantët dhe sidomos për vendet e tyre, gjatë një takimi me disa ligjvënës në zyrën ovale.


Sipas mediave komenti i Trump u adresohej njerëzve nga Haiti dhe El Salvadori, por edhe atyre nga vendet afrikane.


Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan vihet në shënjestër të sulmeve per qëndrimet ndaj  emigranteve. Gjatë fushatës presidenciale ai premtoi se do t’i jepte fund emigrimit të paligjshëm.

Pak ditë më pare Donald Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të luftojnë për popullin amerikan, ndërsa lidhur me emigrantët, do pranojë vetëm një marrëveshje që trajton në mënyrën e duhur sistemin e lotarisë së vizave.



Pas