Trump kërkon avancimin e mëtejshëm të armëve bërthamore

a-deal-for-donald-trump-b

Presidenti amerikan Donald Trump, i ka qëndruar besnik komenteve se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë një supremaci kur flitet për armët bërthamore.

Në një intervistë të dhënë për agjensinë Reuters, lideri i Uashingtonit nënvizoi se do të ishte mirë sikur asnjë nga shtetet e botës të mos dispononte arsenal nuklear, e megjithatë, në këto kushte shtoi ai, është mjaft e rëndësishme që SHBA të jetë një forcë dominante.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë prapa potencialit real të tyre në këtë fushë dhe se do të nisë puna për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse.

Nëpërmjet kësaj deklarate, lideri aktual i Uashingtonit, ka hedhur poshtë edhe njëherë përpjekjet e parardhësit të tij në zyrë Barak Obama, për të reduktuar prezencën e armëve bërthamore. Gjithashtu, kësaj përpjekjeje i ishin bashkuar edhe liderë të tjerë botërorë.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë rreth 6.800 mbushje bërthamore për rraketat, krahasuar me 7.000 që ka Rusia.

Megjithatë, për sipas ekspertëve, forcat ameriakane kanë sisteme më të mira lancimi se rusët. Për t’u theksuar është fakti se skeptikët e cilësojnë këtë arsenal si dicka që shkon përtej qëllimeve të mbrojtjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kush është Nezar Seiti?! Profili i “financierit” të grupit të Habilajve

Pas operacionit në Babicë të Vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis...
Read More