Trump është i vendosur/ Nis garën bërthamore, çfarë do bëjë Putin për këtë?

donald-trump-pointing

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se dëshiron avancimin e arsenalit atomik për të siguruar se ky armatim është në “nivelin më të lartë”.

Gjatë një interviste të mbrëmshme me agjencinë Reuters, zoti Trump ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa në kapacitetin e armatimit bërthamor.

Ai e ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2011 START me Rusinë, për kufizimin e armatimit strategjik, sipas së cilës kërkohet që të dy palët duhet t’i kufizojnë arsenalet e tyre të armatimit strategjik atomik deri në shkurt të vitit të ardhshëm, në nivel të barabartë për një periudhë 10 vjeçare.

Presidenti Donald Trump tha se kjo marrëveshje është e njëanshme.

“Kjo është edhe një marrëveshje e keqe për vendin”, tha Trump dhe ka shtuar se “ne do të fillojmë të bëjmë marrëveshje të mira”.

Presidenti Trump në vazhdimësi ka denoncuar marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, përmes së cilës Teherani duhet të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.

Presidenti amerikan në këtë intervistë gjithashtu ka përmendur edhe shkeljen e supozuar të Moskës, për vendosjen e një anijeje me raketa, që është shkelje e një të një traktati të vitit 1987 për kontrollin e armëve, që ndalon raketat me rreze të ndërmjetme.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të bisedojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin nëse takohet me të.

Trump gjithashtu ka thënë se do të ushtrojë më shumë presion ndaj Kinës për të zgjidhur sfidën e sigurisë që vjen nga Koreja e Veriut, duke thënë se Pekini mund të ushtrojë më shumë ndikim ndaj Penjanit “shumë lehtë nëse ata duan”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sri Lanka shfuqizon ligjin që i ndalonte grave blerjen e pijeve alkoolike

Sri Lanka hoqi ndalimin e miratuar ndaj grave prej 39 vitesh në...
Read More