Trump braktiset nga vota e grave, akuzohet për ngacmim seksual

donald-trump

Ndërsa zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrojnë, sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate Clinton ka avantazhin sa i përket votueseve gra. Mesa duke lajmet e fundit se kandidati republikan është akuzuar për ngacmim seksual po ndikon edhe në mendimet e votuesve.

Pas publikimit të videos ku manjati bën komente denigruese ndaj grave dhjetëra republikanë deklaruan se nuk mund ta mbështesin më, dhe Trump është mjaft mbrapa Clintonit në sondazhe kombëtare dhe në rang shtetesh.

E mesa duket kundërshtari më i rrezikshëm i Trump duket të jetë e shkuara e tij.

Ndërkohë kandidati republikan gjatë një fjalimi në Florida është shprehur se do të denoncojë gazetën e cila publikoi dëshmitë e grave të cilat e akuzojnë për ngacmim seksual.Trump e ka cilësuar këtë ngjarje një manovër të Bill dhe Hillary Clinton.

Akuza ndaj tij ka patur edhe nga Michelle Obama e cila i konsideroi veprimet e Trump të papranueshme. Zonja e parë godet republikanin edhe për mbrojtjen që i bëjnë mbështetesit e tij, kur thonë se ai nuk po kandidon për Papë.

Ndërkohë një ditë më parë u publikua lajmi se kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka kërkuar falje serbëve për vendimin e vendit të tij që të bombardonin Serbinë në vitin 1999. Por janë sërish mediat që citojnë një zyrtar të fushatës së Trump i cili pohon se revista serbe e ka shpikur intervistën me manjatin ku ai kërkon ndjesë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Argjentina Ramosaj sërish në studio, po vjen kënga e re

Këngëtarja Argjentina Ramosaj për një kohë të gjatë kishte pauzuar në muzikë....
Read More