fbpx

Bota

Trilleri që habiti një vend: Rikthehet mamaja e milionerit





               Publikuar në : 11:38 - 23/01/19 |
mapo.al

Ky është një triller si në filma: Dy limuzina të zeza bllokojnë rrugën, dy persona dalin jashtë dhe rrëmbejnë një grua të moshuar. Makinat largohen me shpejtësi.


Ngjarja u regjistrua në një qytet të vogël në Austri.



E moshuara 88-vjeçare lëvizte me karrocë ndihmëse dhe shoqërohej nga shërbëtorja.


Policia austriake nis një aksion ndërkombëtar pasi mendohet se makinat kishin targa të huaja.

Mediat austriake zbardhin edhe identitetin e 88-vjeçares. Ajo është Magdolna Ottrubay, nëna e Stefan Ottrubay, një milioner aristokrat me një pasuri që i kapërcen 810 milionë euro.

Ottrubay është përfaqësues i familjes Esterhazy, një familje aristokrate hungareze, rrënjët e së cilës shkojnë deri në shekullin e 13-të.

Familja ka shumë prona, mes tyre edhe dy kështjella në qytetin ku u rrëmbye e moshuara.

Por kur lajmi u përhap jo vetëm në mbarë Austrinë, por edhe nëpër Europë, raportohet një kthesë e papritur.

E moshuara është shfaqur tek banesa e vajzës së saj. Ajo ka bërë me dije se ishte larguar vullnetarisht tek makinat.

Historia mbetet e dyshimtë, pasi të dhënat sugjeronin se ishte një grabitje.

Gjithsesi, policia po heton për ngjarjen misterioze.


Etiketa: , , , , ,

Pas