fbpx

Kryesore

Çuf, çuf, çuf… tren nuk kemi, por kemi instalacion. Veliaj: Mandatin tjetër do…





               Publikuar në : 13:55 - 23/07/18 |
mapo.al

Treni do të vijë shpejt në Tiranë, por kësaj here do të jetë elektrik. Stacioni i ri do të jetë thuajse në të njëjtin vend si stacioni i vjetër, aty ku tashmë është vendosur në shenjë simbolike instalacioni i një lokomotive me avull, për të kujtuar të vjetrën.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se shpejt qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik, lajm të cilin e dha në ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të R.



“Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen”,- deklaroi Veliaj.


Kryebashkiaku tha se instalacioni i ri i lokomotivës me avull, shërben jo vetëm si një kujtesë fizike. “Kjo lokomotivë është prodhuar në vitin 1951. Kjo përkon me vitin kur u krijua konsorciumi i parë që i parapriu BE-së, që ishte unioni i çelikut dhe i qymyrit. Në fakt, avulloret e para në Europë ishin për të mundësuar tregtinë e çelikut dhe të qymyrit. Nga marrëveshja e vitit ’51 lindi ajo që sot quhet Bashkimi Europian, negociatat me të cilin do t’i hapim vitin tjetër. Kështu që, kjo është edhe një kujtesë jo vetëm fizike, por edhe politike, edhe e njerëzimit, edhe e faktit si ka zhvilluar jo vetëm shkenca, por edhe marrëdhëniet mes popujve, që nisën si marrëdhënie tregtare dhe sot janë marrëdhënie shumëpalëshe në atë që e quajmë familja evropiane”, tha ai.

Veliaj theksoi se e ardhmja e Tiranës nuk është një qytet ku punët i bën vetëm bashkia, po ku djem dhe vajza fantastikë adoptojnë një pjesë të qytetit për ta zbukuruar.

“Në shumicën e vendeve të botës, një park, një lulishte, një instalacion, një statujë, në fakt nuk janë prodhime të bashkisë, por i djemve dhe vajzave të atij qyteti, komune apo lagjeje, që bëhen bashkë për të krijuar një mikrohapësirë, të cilën e adoptojnë. E ardhmja e Tiranës nuk është një qytet ku punët i bën vetëm bashkia, po ku djem dhe vajza fantastikë adoptojnë një copë të qytetit për ta zbukuruar, ashtu si është sot vend më i bukur Bulevardi i Ri me këtë instilacion fantastik pas nesh”,- deklaroi ai, teksa falenderoi të gjithë ata të rinj dhe të reja që u morën me vendosjen e këtij instalacioni në kryeqytet.

“Gjërat e bukura duan shumë mundim, përgatitje, punë bindëse, angazhim, duan edhe shumë pasion. Nuk është vetëm punë muskujsh, vinçash edhe shinash, por duan shumë zemër. Kur të tregohet historia e këtij qyteti do të jetë historia e djemve dhe vajzave që i kanë bërë gjërat me shumë pasion”,- tha kryebashkiaku Veliaj.

Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri.

Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave, ndërsa tashmë do të na kujtojë stacionet hekurudhore që ngjajnë me stacionet e jetës, me historitë dhe emocionet, dashurisë që mbajti gjallë familjet e largësitë që kjo lokomotivë i shkurtoi.

Më shume se një relike e fillimit hekurudhor shqiptar, lokomotiva me avull shërben edhe simbol i rrugëtimit të pandalshëm i zhvillimit të Tiranës.

Instalacioni i lokomotivës, i titulluar “Avullorja 02”, është ideuar dhe restauruar nga Hemingway Fan Club Albania.

<
>
36915609_10156615044786926_4623726443845648384_o 37634044_10156615043581926_5261966662864732160_o 37634823_10156615042946926_4028827680408338432_o 37637362_10156615060161926_8232255835917516800_o 37639007_10156615044266926_2507373526260908032_o 37641120_10156615044511926_6167032300673433600_o 37642060_10156615048886926_151608913869930496_o 37644024_10156615049156926_6367812594308218880_o 37644850_10156615042986926_6058349892709908480_o 37646957_10156615049631926_4429331009938391040_o 37648668_10156615045091926_7737773996271206400_n 37648683_10156615048866926_1433906021822103552_o 37654666_10156615045081926_2550885646663155712_o 37659038_10156615045386926_4663561775889776640_o 37661473_10156615044741926_6099613335739695104_o 37666026_10156615049896926_288881119531630592_o 37674295_10156615049501926_5645821208801837056_o 37676845_10156615043976926_2439840993801928704_o 37679183_10156615048666926_3312180411039219712_o 37680776_10156615045061926_7592529300515979264_o 37684218_10156615048656926_6194919166844076032_o 37689285_10156615043201926_6936450321380016128_o 37690481_10156615049586926_2584422228779073536_n 37707738_10156615045401926_5877766236107964416_o 37708964_10156615044461926_1855238662837501952_o 37721583_10156615048856926_6218436002575286272_o 37725445_10156615049321926_1299790093136953344_o 37729399_10156615049856926_1859560014117601280_o 37730269_10156615043231926_178332007112114176_o 37733387_10156615049381926_8578779741593534464_o


Etiketa: , ,

Pas