Tragjedi në Xhenova, shembet mbikalimi 100 metra i lartë

 

Një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte. Zjarrfikës të shumtë, ambulanca dhe forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga raportimet e deritanishme dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja dhe një duzinë mjetesh të përfshira, sipas punonjësve të kërkim-shpëtimit. Mbikalimi është një nga nyjet kryesore të lëvizshmërisë në zonën e Ligurias.

 

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor. Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”. Ura “Morandi”, e ndërtuar në vitet ’60, ndodhet në rajonin Sampierdarena e Cornigliano, është e gjatë mbi një kilometër dhe e lartë 90 metra.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

‘Populli kërkon shpalljen e Monarkisë me Ahmet Zogun Mbret’

-SI U PROKLAMUE AHMET ZOGU MBRET I SHQIPTARËVE. Nga Veli Haklaj VIJON...
Read More