Tjetër magazinë droge në Mirditë, arrestohet 30-vjeçari me 19 kg kanabis

Policia e Mirditës ka zbuluar një magazinë droge. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, blutë e Mirditës në bashkëpunim me efektivët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Pavlo Ndreca, 30 vjeç, banues në Mirditë.

 

kanabis-Mirdite-1

Picture 1 of 2

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës në një magazinë, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e hënë 16 tetor 2017

Dashi Dialogu dhe bashkëpunimi do rimojnë me ditën e sotme. Çdo gjë...
Read More