Tiranë, babai godet me thikë të birin

Një sherr në familje gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:35 në rrugën “Behlul Hatibi” në Tiranë, 57 vjeçari Bujar Çika ka qëlluar me thikë djalin e tij 20 vjeç.

Policia thotë se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas uniformave blu shkak është bërë një konflikti për motive të dobëta në banesën e tyre.

Në pranga është vënë 57-vjeçari ndërsa i biri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Noizy firmos marrëveshjen më të rëndësishme të karrierës së tij

Noizy ka firmosur sot marrëveshjen më të rëndësishme të karrierës së tij,...
Read More