Thaçi: Debati Shqipëri-­Kosovë, artificial dhe i pakuptimtë

rama-dhe-thaciPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo intervistë vjen pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd. Deklaratat e të cilit nuk kaluan në heshtje nga disa politikanë të nivelit të lartë dhe intelektualë të Kosovës.

Në minutat e para të intervistës është folur në lidhje me debatin e përfaqësimit të Kosovës nga Shqipëria, si dhe takimit në Tiranë të Presidentit të Kosovës me kryeministrin Rama.

Thaçi ka specifikuar se nuk ka marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë.

Ai tha se “me kryeministrin Rama ne nuk biseduam për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e paqenë…”.

Konkretisht, Presidenti i Kosovës ka folur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd dhe shkrimet e analistëve të njohur të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë ditëve të fundit që kanë trajtuar me tone të forta këtë realitet të krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi i ka cilësuar këto shkrime dhe këtë diskutim “konfliktual”, si një debat artificial që është krejt pa kuptim.

Megjithatë ai sqaroi konkretisht ndër radhë se nuk komentonte deklarimet e ministrave dhe as të zv/ministrave e as të opinionistëve.

“Unë komentoj qëndrimet e shtetit të Kosovës, qëndrimet e Presidentit të Kosovës, të institucioneve dhe vullnetit të popullit të Kosovës”, -tha ai.

Sipas tij, raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se dy shtetet nuk janë në garë, por plotësuese të njëra-tjetrës. Për Thaçin, Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj.

“Për Kosovën vendosin institucionet. Për vendimmarrjen e saj vendosin autoritetet. Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë. Rama flet për Kosovën, por jo në emër të Kosovës”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Paradoksi i taksave liberale dhe shpenzimeve puniste të Bashës

Nga Ervis Iljazaj Lulzim Basha duket se ka vetëm një kalë beteje...
Read More