Test për të provuar nëse keni memorie të fortë..

1

A keni problem ta mbani mend numrin e celularit të shokut/shoqes së ngushtë? Keni nevojë për ndihmën e kalendarit kur dëshironi të konfirmoni ndonjë takim?

Sipas një eksperti të kujtesës, celulari i mençur mund të jetë fajtori për këto. Sipas tij, kohët e sotme jemi duke e shfrytëzuar më pak se kurrë aftësinë tonë për të mbajtur mend. Si çdo muskul tjetër në trup, sa më pak që e ushtrojmë trurin, aq më dembel bëhet. Prandaj është e rëndësishme të vihet në përdorim për ta përmirësuar memorien.

Veç kësaj, Chester Santos, kampion botëror i mbajtjes mend dhe autor i “Instant Memory Training for Suçess”, sugjeron t’i nënshtroheni këtij testi të kujtesës për të zbuluar se sa të mirë e keni. Lexojeni këtë listë 14 fjalë të shkruara, por jo më shumë se dy herë dhe përpiquni t’i mbani mend.

Majmun Zarf

Lum Letër

Hekur Laps

Litar Shtëpi

Balonë Kërmill

Pemë Djathë

Këpucë Guri

Tani, në një fletë shkruani të gjitha fjalët që keni mbajtur mend. Pasi t’i shkruani, krahasojeni fletën me listën që gjendet më lart.

1-5 fjalë: Nëse kaq fjalë keni mbajtur mend, atëherë kujtesën e keni shumë të dobët. Pra, keni nevojë për strategji të ndryshme të cilat ju ndihmojnë të bëheni më të prehtë.

6-8 fjalë: Jeni mesatar, mirëpo ka vend për përmirësim.

9-12 fjalë: Varësia nga Google dhe aplikacionet e ndryshme ende nuk e kanë shtruar efektin tek ju, mirëpo kujtesën e keni shumë të aftë.

13-14 fjalë: Jeni yll i memories! Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të shfrytëzohet për t’u avancuar në jetën profesionale dhe për të korrur shumë sukses.

Megjithatë, pavarësisht se çfarë rezultati keni shënuar, lajmi i mirë është ky: Sipas Santos, libri i të cilit i ndihmon njerëzit ta ushtrojnë trurin dhe të përmirësojnë kujtesën, çdo njeri është i aftë t’i gjejë 14 fjalët e lartpërmendura. Këtë mund ta bëni përmes metodave apo strategjive të ndryshme të të mbajturit mend, siç është kthimi i fjalëve në imazhe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 9 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Nuk do të jeni shumë në humor dhe...
Read More