‘Tërmeti’ në prokurori: Shkarkohet Stojani, përplasja fizike mes prokurores dhe Donika Prelës…

Organi i akuzës duket se është zhytur plotësisht në kaos. Pasi vendosi nën hetim 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të shkarkojë dhe njeriun e saj të besuar, Sokol Stojani.

Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit, i cili mbante postin e Drejtorit të Ndihmës për Subjektet e posaçme. Urdhri i kryeprokurores mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë.

Pas ndodhive të fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen ‘Shullazi’, ku kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetimin disiplinor për 10 prokurorë që nuk pranuan të ishin pjesë e shortit, vjen reagimi nga PS.

Deputetja e PS Ermonela Felaj, njëherësh kryetare e Nënkomisionit për vettingun në polici, në një deklaratë për mediat e gjykoi të drejtë masën e vendosur nga Marku për këta prokurorë, ndërkohë që 3 prej tyre u transferuan. Po ashtu ajo tha se Prokuroria është një organ i pavarur.

“Mbështesim punën e prokuroreve. Ka më shumë gjera që si ndajmë me opozitën sesa i ndamë. Prokuroria është organ i pavarur dhe çdo ndërhyrje jona do të ishte ndërhyrje në Kushtetutë. Është marrë një masë dhe është marrë një përgjigje për atë masë. Më duket masa e natyrshme”, tha ajo.

Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar një ditë më parë nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të merrnin pjesë në shortin ndaj Emiljano Shullazit.

Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por Arta Marku transferoi tre prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, Olsian Çela dhe Sonila Muhametaj.

Kjo e fundit ka kërkuar një takim me Kryeprokuroren Donika Prela. Burime thanë për Fax News se kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar.

Kjo ka bërë që Sonila Muhametaj të hyjë me forcë duke u konfrontuar fizikisht me të.

Vizion Plus raporton se ka pasur përplasje me grushta e shpulla.

Pas kësaj, Prela ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, gjë që ka bërë që edhe drejtuesi Ardi Veliu të shkojë në vendin e ngjarjes. Mësohet se pas këtij konfrontimi, dy makina të grupit të gatshëm kanë qëndruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arta Marku bën të tjera lëvizje në Prokurori

  Pas lëvizjeve në krye të prokurorive dhe ngritjes së seksioneve të...
Read More