Të mirë lindim, apo bëhemi?

think

Moraliteti është i lindur, të paktën sipas Paul Bloom, psikolog dhe profesor i shkencave konjitive në Universitetin e Yale.

Me fjalë të tjera, fëmijët nuk janë faqe të bardha pa parime morale, por janë në gjendje të gjykojnë veprimet e të tjerëve, të provojnë me dhembshuri dhe të kenë një sens të drejtësisë. Pikërisht prej sensit tonë të lindur moral buron aftësia për të dalluar mes veprimeve mizorë dhe atyre të sjellshëm, dëshira për të parë të shpërblehen veprimet e mirë dhe ndëshkohen ata të këqinj, si dhe aftësia për t’u vënë në vendin e tjetrit: të vuash për vuajtjet e të tjerëve dhe të dëshirosh që dhimbja e atyre që ke rrotull të marrë fund.

Sipas shkencëtarit amerikan, studimet e fundit të psikologjisë evolutive, por edhe biologjia evolucioniste, si edhe antropologjia kulturore konfirmojnë që sensi moral është pjesë integrale e qenies njerëzore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo është gruaja bukuroshe e Erion Veliajt

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është i martuar me Ajola Xoxa, një...
Read More