Tashmë edhe nëpër tavolina, Rita Ora prodhon tekilën e saj

 

Rita Ora e ka shndërruar dashurinë e saj për tekilën në një mundësi biznesi. Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka bashkuar forcat me zyrtarët në “Conecuh Bands” dhe shumë shpejt do të shihet si aksionare dhe partnere kryesore kreative e “Prospero Tequila”.  “Billboard.com” shkruan se pija do të prodhohet në Don Roberto Distillery në Meksikë nga njëra nga distilueset e para femër të tekilës, Stella Anguiano.

“Kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me brende mahnitëse dhe në secilën herë mësoj diçka të re në lidhje me anën afariste të industrisë”, u shpreh këngëtarja e entuziazmuar në një deklaratë të saj. “Me këtë partneritet kam dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri.

Të qenit partnere kryesore kreative dhe aksionare më ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë time në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura.

Puna me Stellën dhe vizita e distilerisë ishin një eksperiencë mahnitëse dhe ajo e konfirmoi dëshirën time për ta marrë këtë pozicion brenda kompanisë. Mezi po pres të ngre dolli për këtë partneritet të ri me familjen, miqtë dhe fansat e mi”– vijoi më tej ajo.

Distiluesja e tekilës, Stella Anguiano theksoi se “Prospero” është një pije alkoolike që e nënvizon thënien se prapa çdo familjeje të suksesshme qëndron një femër e fortë, pasi në fund të fundit është një brend i bërë nga femrat. “Prospero Tequila” ka tri varietete; “Blanco”, “Reposado” dhe “Anejo”, me çmime që fillojnë nga 34.99 dollarë.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ku dallojmë me Gjermaninë? Atje arrestohet shefi i Audi-t dhe…

Shefi ekzekutiv i gjigandit gjerman të makinave, Audi, është arrestuar në lidhje...
Read More