Tajlanda vendos ndalesë për duhanpirjen nëpër plazhe

Ky vend juglindor aziatik tashmë më dekada është një vend që frekuentohet nga turistët, ndërsa këtë vit mund ta vizitojnë rreth 37.5 milionë turistë, një shifër rekord

Për shkak të sasisë së madhe të hedhurinave, më saktë bishtat e cigareve, autoritetet tajlandeze morën vendim për ndalesën e konsumimit të cigareve nëpër plazhet e mbarë vendit.

Ky vend juglindor aziatik tashmë më dekada është një vend që frekuentohet nga turistët, ndërsa këtë vit mund ta vizitojnë rreth 37.5 milionë turistë, një shifër rekord.

Megjithatë, Tajlanda tashmë një kohë të gjatë përballet edhe me probleme ekologjike, për çka tregojnë shumë organizata për mbrojtjen e mjedisit.

Organizatat kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa për të ruajtur pastërtinë e 357 plazheve në Tajlandë, që shpeshherë renditen në listat e destinacioneve më të bukura në botë.

Vendimi për ndalesën e pirjes së duhanit ka hyrë në fuqi para disa ditëve, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të konsumojnë cigare mund ta bëjnë këtë në zonat ku ajo është e lejuar.

Në të kundërtën, duhanpirësit mund të përballen me gjoba prej 3.190 dollarë ose dënim me një vjet burg. Ndalesa ka të bëjë për 24 plazhe në 15 provinca të vendit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Uzbeku i gatshëm të pranojë fajësinë për sulmin në Nju Jork

Një uzbek i akuzuar për vrasjen e tetë personave në Nju Jork,...
Read More